E premte, 20 Shtator, 2024

“Shpërqëndrojnë fëmijët”- Holanda ndalon telefonat në klasa

- Advertisement1-

Në Holandë, fëmijët nuk do të lejohen të mbajnë telefona, tableta si dhe as ora inteligjente, gjatë orarit të mësimit në shkollë. Kjo pasi nxënësit janë të përqëndruar në plaftomat online si “Tik tok”, Instagram, duke u shpërqëndruar nga mësimi.

Urdhëri do të hyjë në fuqi më datë 1 Janar 2024. Ministri i Arsimit në Holandë, Robbert Dijkgraaf gjatë një deklarate, tha se nxënësit duhet të jenë në gjendje të përqendrohen dhe duhet t’u jepet mundësia për të studiuar mirë.

- Advertisement -

“Telefonat celularë janë një shqetësim, tregojnë kërkimet shkencore. Ne duhet t’i mbrojmë studentët nga kjo”, tha ai.

Të përjashtuar nga ky rregull i ri janë fëmijët me nevoja të veçanta të cilët i kanë të nevojshme pajisjet elektonike, pasi i ndihmon për të kuptuar mësimin më mirë.

Shkollave do t’u jepet koha e nevojshme për të krijuar planin, ndërsa të gjitha institucionet arsimore të cilat nuk do të zbatojnë këtë ligj të ri do të gjobiten.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Shkolla “Bajram Abdiu”, në Bicaj të Kukësit e renovuar tërësisht – nxënësit do të mësojnë me kushte dinjitoze

Shkolla "Bajram Abdiu", në Bicaj të Kukësit, është renovuar komplet. Pamjet i ka ndarë...

Agim Baçi: Mësojuni fëmijëve se gjyshërit nuk janë vetëm prindërit e prindërve, por edhe një histori dhe përvojë më vete

A e dini se gjyshërit nuk janë vetëm prindërit e prindërve, por edhe një...

Ben Gavazaj, nxënësi nga Prizreni që la Amerikën dhe u kthye në Kosovë

Ben Gavazaj, është nxënës i klasës së katërt në shkollën "min Duraku në Prizren....

Ekspertët: Çfarë masash duhet të marrin shkollat që nxënësit të ushqehen patjetër me një vakt të marrë nga shtëpia?

Ekspertët e huaj ngrenë alarmin: Është shumë e rëndësishme që fëmijët të marrin vakt...