Me një ceremoni simbolike, Kryesia e Këshillit të Prindërve ka bërë shpërndarjen e uniformave për nxënësit e shkollës “Jeronim De Rada” në Ferizaj.
Ky aktivitet ka për qëllim të forcojë ndjenjën e përkatësisë, barazisë dhe disiplinës tek nxënësit, si dhe të krijojë një identitet të përbashkët shkollor.
Falënderim i veçantë për të gjithë prindërit për bashkëpunimin dhe përkrahjen e vazhdueshme!

