E diel, 23 Shkurt, 2025

Shpërndahen 300 abetare për nxënësit në New York

- Advertisement1-

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme i Shqipërisë, Igli Hasani, ka vizituar këtë të diel shkollën shqipe “Alba Life” në New York, e cila sipas Hasanit, është një institucion që luan një rol të rëndësishëm në ruajtjen dhe promovimin e kulturës shqiptare.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai ka bërë të ditur se ka shpërndarë 300 abetare për nxënësit, si mbështetje simbolike në rrugëtimin e tyre drejt mësimit të gjuhës amtare.

- Advertisement -

“Kënaqësi e veçantë të vizitoja shkollën shqipe “Alba Life” në New York – një institucion që luan një rol të rëndësishëm në ruajtjen dhe promovimin e kulturës shqiptare. Në këto 17 vite, kjo shkollë ka qenë shembull frymëzues i bashkëpunimit dhe përkushtimit në arsim, duke fituar me meritë titullin ‘Ambasador i Kombit’. Me këtë rast, shpërndava 300 abetare për nxënësit, si mbështetje simbolike në rrugëtimin e tyre drejt mësimit të gjuhës amtare. Falënderime nxënësve për mikpritjen në këtë tempull të dijes kuq e zi dhe stafit të shkollës për përkushtimin ndaj edukimit të brezave të rinj me dashuri për gjuhën dhe Shqipërinë”, ka shkruar Hasani.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Shqipe Loshi, një edukatore e përkushtuar dhe një inspirim për brezat e rinj

“Çdo fëmijë është një yll – detyra ime është ta ndihmoj të shkëlqejë!” Ky është...

Mejdin Rrahmani zgjedhet mësimdhënësi më i dalluar në gjimnazin “Gjon Buzuku” në Prizren

Për nder të " 7 Marsit "– Ditës së Mësuesit, Këshilli i Arsimtarëve në...

Në Viti u mbajt testi për një grup të mësimdhënesve

Në Viti u organizua testi për mësimdhënësit të cilët e përfunduan trajnimin në programin:...

“Matematicienët” e vegjël: Vëlla e motër i pret gara në Spanjë

Nina Jakupi nuk e ka fare problem t’i llogarisë numrat e shifrat edhe më...