E martë, 26 Nëntor, 2024

Shpërndahen 200 libra për nxënësit e shkollës shqipe në Staten Island të Nju Jorkut

- Advertisement1-

Konsullata e Përgjithshme e Kosovës në Nju Jork, Shoqata “Kraja”, Ana e Malit”, Ulqini”, dhe “Malësia” kanë nisur me vizitat në Shkollën Shqip, fillimin e semestrit të dytë, 2022/23.

Diplomati Fatmir Zajmi, ishte i ftuar dje në ceremonialin e fillimit të gjysëmvjetorit(semestrin) shkollor në “Shkollën Shqipe” në Qarkun Staten Island të Qytetit të Nju Jorkut, në ceremoninë e organizuar nga tre shoqatat e komunitetit Ulqini, Kraja dhe Ana e Malit, të cilat kanë arritur edhe suksesin më të veçantë, në komunitetin shqiptar, me hapjen e kësaj shkolle, e cila nga numri i nxënësve është shkolla shqiptare më e madhja në SHBA.

- Advertisement -

Konsullata e Përgjithshme e Kosovës, e cila po bën shpërndarjen e librave shkollor në shkollat shqip në SHBA, në prani të kuadrit mësimor, prindërve si dhe veprimtareve të komunitetit i dorëzoi një numër tekstesh (200) mësimore të dedikuara nga Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, për nevoja të mbi 200 nxënësve të cilët po vijojnë mësimet në shkollën që mban emrin “Shkolla Shqip” në qytetin Staten Island- New York.

Në këtë eveniment mori pjesë edhe përfaqësuesi i zonës, në Bashkinë e NYC, z David Carr , Anëtar i Këshillit të Qytetit të Nju Jorkut (New York City Council) që përfaqëson Distriktin e 50-të në të cilin graviton numri më i madh i komunitetit shqiptar.

Po ashtu në këtë ceremoni morën pjesë dhe drejtuesit e Shoqatës “Kraja”, (Sami Kanaqi), “Ulqini” (Xhemo Lanica),”Ana e Malit” (Albert Salaj), “Malësia” (Shaqo Gjoka), dhe veprimtarët Cano Apa Duli, Ismet Kurti, dhe Naser Nika.

Diplomati kosovar Fatmir Zajmi në cilësi të Këshilltarit në KPNJ, në emër të Ambasadorit z. Blerim Reka, dhe Konsullatës së Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Nju Jork, përshëndeti nxënësit, kuadrin mësimor, prindërit dhe veprimtarët e komunitetit duke ju falenderuar për angazhimin, punën dhe përkushtimin si dhe dedikimin për ruajtjen dhe kultivimin e gjuhës shqipe .

Ai tha se si gjithmonë KPNJ (MPJD) do qëndrojë përkrah komunitetit tonë gjithandej SHBA, dhe do të mbështetë iniciativat e mirëfillta në interes kombëtar sidomos për shkollat me mësim plotësues në gjuhën Shqip në SHBA.

Veprimtari Naser Nika, i cili mori pjesë në këtë takim shkruajti në statusin e tij në rrjetin social Instagram,: “Sot pata kënaqësinë të shoh të përfunduar një nga nismat që propozuam unë dhe Kryetari i Këshillit Shqiptar në Mal të Zi z.Faik Nika. Me ndihmën e Shkëlqesisë së tij z.Fatmir Zajmi nga Konsullata e Përgjithshme e Kosovës në SHBA, Shkollës Shqipo-Amerikane “Mëso Shqip” iu dhuruan më shumë se 200 tekste shqipe.”

- Advertisement -rrrrrrr

Përveç kësaj, thotë Nika, patëm kënaqësinë të kishim këshilltarin e qytetit të Nju Jorkut, z.David Carr të bashkohej me ne në këtë nismë që do të ndihmojë në mbështetjen e shkollës së fëmijëve tanë.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

VJEN PREMTIMI I MADH: Nga 671 në 840 euro, rritje e pagave të mësimdhënësve në javën e parë të qeverisjes

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku e ka prezantuar në Vushtrri planin...

Shkolla “Pjetër Budi” në Lubizhdë të Hasit organizon program festiv për 28 Nëntorin

Për nder të “28 Nëntor” , SHFMU “Pjetër Budi”, organizoi një program festiv për...

Poezi nga Teutë Bajraktari Cakaj: Në dheun e tokës sime

Në dheun e tokës sime Nëpër gurë të djegur, nëpër dhe të shkrumbuar Këmbët tona të...

Mësuesja Fatlume Rexha: Një orë mësimore prej 45 minuta me 35 nxënës në klasë nuk mjafton që të ketë cilësi në mësime

Në disa shkolla në Prishtinë ka deri 40 nxënës për paralele, e disa të...