Shpërblimi i munguar: A do ta marrin mësimdhënësit pagën e 13-të?

- Advertisement -

Kryeministri në detyrë Albin Kurti më datë 31 tetor kishte folur për pagën e 13-të.

- paragrafi 1 -

Ai ndërsa kishte folur për projektligjin mbi ndarjet buxhetore për buxhetin e vitit 202, kishte përmendur edhe dhënien e pagës të 13-të.

- Advertisement -

“Një risi do të jetë edhe dhënia e pagës së 13-të për të gjithë punonjësit e sektorit publik”, kishte thënë Kurti.

Por, ndërsa gati kanë kaluar një muaj, ende nuk ka një deklarim të ri nga qeveria nëse do të ipet paga e 13-të apo jo për të gjithë punonjësit e sektorit publik, ku përfshihen edhe mësimdhënësit.

Kujtojmë se pga e 13-të është një lloj shpërblimi që mësimdhënësit e Kosovës nuk e kanë marrë ende asnjëherë.

- Advertisement -

Në dhjetorin e vitit 2021, kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, në një intervistë për mediat atë kohë kishte deklaruar se kjo gjë pritet të ndryshojë në vitin 2023.

Por, ky premtim nuk u mbush në fundvitin e 2023-tës, dhe nuk ka shenja se do mësimdhënësit do ta marrin pagën e 13-të as në fund të vitit 2024. /AlbanianEducation.net/.