Shpërblehen me certifikata nxënësit fitues të shkollës “Abdullah Shabani” në Carralevë që morën pjesë në Olimpiadën e Gjuhës Shqipe

- Advertisement -

Ditë më parë u mbajt faza e parë e Olimpiadës së Gjuhës Shqipe në nivel shkolle ku moren pjesë edhe nxënësit e shkollës “Abdullah Shabai” në Carralevë duke i kushtuar rëndësi të madhe.

Drejtori Faton Ahmeti thotë për AlbanianEducation.net se kjo olimpiadë e organizuar në nivel shkolle ka qenë shumë e rëndësishme sepse nxënësit e tyre kanë shprehur motivin që të zhvilloinë njohuritë dhe shkathtësitë e tyre konkuruese me bashkmoshatarët.

- Advertisement -

“Drejtoria shkollës uron nxënësit tanë të dalluar në nivel shkolle, të cilët do të përfaqësojnë shkollën tonë në fazën e dytë të Olimpiadës së Përbashkët të Gjuhës Shqipe për klasat e nënta në nivel komune/DKA, më 20 mars prej orës 10:00 në ambientet e Bibliotekës së Qytetit”.

“Drejtoria e shkollës shpreh mirënjohje të thellë për përkushtimin e mësimdhënëses Vlora Qela- Hasani dhe nxënësve në arritjen e këtij suksesi.🤝👐”, ka thënë ai.

Në shenjë vlerësimi, nxënësit e përzgjedhur si shenjë falenderimi u shpërblyen me certifikata. 🥇 📃

- Advertisement -