E mërkurë, 19 Shkurt, 2025

Shpërblehen 63 nxënës, fitues në garat vendore dhe ndërkombëtare të matematikës dhe fizikës

- Advertisement1-

63 nxënës, fitues në garat vendore dhe ndërkombëtare të matematikës dhe fizikës gjatë vitit 2024 janë shpërblyër sot nga Ministria e Arsimit. Njoftimin e ka dhënë ministrja Arbërie Nagavci.

Ajo ka njoftuar se me shumën 640 Euro janë shpërblyer fituesit e vendeve të treta, 800 Euro për vendet e dyta, dhe 1000 Euro për vendet e para, shkruan AlbanianEduation.net.

- Advertisement -

Postimi i saj:

Mirënjohje dhe shpërblime të merituara ndamë sot për 63 nxënës, fitues në garat vendore dhe ndërkombëtare të matematikës dhe fizikës gjatë vitit 2024.

Nisma që filluam për herë të parë në vitin 2022, duke i shpërblyer nxënësit edhe financiarisht për arritjet e tyre, po dëshmohet e suksesshme në vazhdimësi.

Me shumën 640 Euro për fituesit e vendeve të treta, 800 Euro për vendet e dyta, dhe 1000 Euro për vendet e para, po mbështesim fuqimisht ardhmërinë e vendit për t’u bërë individë të formuar e të përgatitur për jetë.

Zemra mal me këta fëmijë të zgjuar, që prioritet kanë zhvillimin e tyre intelektual dhe janë gjithnjë të gatshëm të avancojnë veten e shoqërinë me fitoret e korrura.

Krenari e pakrahasueshme për prindërit, teksa shohin që vogëlushëve të tyre iu shpërblehet mundi dhe puna.

- Advertisement -rrrrrrr

Në MASHTI vazhdojmë fort e drejt punën për të siguruar kushte cilësore të arsimit, duke përfshirë hapësira e mundësi për shpalosjen e talenteve të secilës nxënëse e secilit nxënës.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Këta janë studentët nga Mitrovica që kanë fituar bursa – EMRAT

Komuna e Mitrovicës ka rritur numrin e bursave për studentë nga 50 sa ishte...

Pensionohet mësuesja Fitnete Pruthi Morina nga Gjakova

Është pensionuar mësuesja Fitnete Pruthi Morina nga Gjakova, pas 34-vitesh kontribut në edukimin e...

Mësuesja Teuta Elmazi – model i përkushtimit dhe ekselencës në arsimin fillor

Mësuesja Teuta Elmazi, e lindur më 14 dhjetor 1977, ka nisur rrugëtimin e saj...

Gjekë Gjonaj: “O moj shkollë, e mjera shkollë, kush të bëri kaq të gjorë”

Gjekë Gjonaj, një studiues nga Mali i Zi, kritikon ashpër sistemin arsimor të vendit,...