E diel, 19 Janar, 2025

Shpenzime të çmendura për mbrëmjen e Maturës: 18-vjeçarja shpenzon mbi 2000 euro, prindërit paguajnë me këste

- Advertisement1-

Pas provimeve të maturës është koha që maturantët të festojnë për sukseset e arritura dhe për të krijuar kujtime të paharrueshme në mbrëmjen e maturës.

Modelet dhe tendencat e veshjeve ndryshojnë çdo vit, së bashku me shpenzimet. Këtë vit thonë stilistët trendi i fustaneve është ai i fustaneve të rënduara me gurë e xixa.

- Advertisement -

Maturantja Klea Gjikolaj ka shpenzuar mbi 2 mijë euro për lukun e maturës.

“Vetëm fustani pa taka 1000 euro, takat 1200 euro, make up 250, akeseorët 100 euro.”- tha Klea.

Ndërsa maturanti Kaltri Tola thotë se i përket një ekstremi tjetër. Ai tregon se ka shpenzuar 30 herë më pak.

“Kurse unë ekstremi tjetër dje në darkë e gjeta kostumin dhe shpenzimet më kanë shkuar 30 herë më pak se Klea. Nuk mund të them se nuk doja ta shijoja , por preferoj të jem modest dhe më duket shpenzim pak koti me thënë të drejtën sepse mund ta bëjmë qejfin dhe pa shpenzuar miliona.”- tha Kaltri.

Ndërsa stilistja Zajmira Qeraxhiu tregoi se maturantët nuk kursehen dhe prindërit i mbështesin. Edhe nëse nuk kanë mundësi ekonomike, ata paguajnë me këste vetëm që fëmijët e tyre të duken bukur.

“Unë shikoj që prindërit mendojnë se të jetë mire fëmija, jam mire dhe sakrifikohen dhe pagojnë 2-3 herë dhe 4 këste që vajza të ndihet mire. Janë ata gjëra që ngelin kujtim dhe është një fustan që mund të shkoj nga një minimum 15 mijë lekë të reja deri tek 1 milion e gjysëm dhe 2 milion”-tha Zajmira Qeraxhiu, stiliste. /shqiptarja.com

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Drejtori i Arsimit në Deçan takon drejtorët e shkollave – ja çka biseduan

Drejtorët e shkollave në Deçan u pritën sot nga Drejtori i DKA-së, Besnik Hulaj,...

Venimi: Programi “Art, Zeje, Sport” gjatë këtij viti do shtrihet edhe në 100 shkolla

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, njoftoi zgjerimin e programit “Art, Zeje, Sport”...

“Shërbimet psiko-sociale në shkolla, të mbingarkuara”

Arsimi cilësor dhe siguria në shkolla mbetet një nga sfidat më të mëdha për...

Lumnije Kqiku në ‘Top 100 Mjekët’ më të mirë në botë

Lumnije Kqiku MD, DDS, Ph.D. është mjeke dhe ligjëruese në Universitetin e Mjekësisë në...