Shpallet në kërkim mësuesja 58-vjeçare

- Advertisement5 -

Shpallet në kërkim mësuesja 58-vjeçare pas pamjeve të transmetuara në një emisionin investigativ.

- paragrafi 1 -

Mësuesja 58-vjeçare, e përfshirë në një rast të bërë publik përmes emisionit investigativ STOP, është shpallur në kërkim nga policia pas dyshimeve për sjellje të papërshtatshme gjatë procesit mësimor në një shkollë 9-vjeçare në Kamëz.

- Advertisement - M1

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin Nr. 5 kanë nisur veprimet procedurale, duke u mbështetur në pamjet e transmetuara dhe në verifikime të tjera të kryera në kuadër të hetimit.

Sipas njoftimit zyrtar, ndaj 58-vjeçares rëndojnë dyshime për shkelje të rregullave gjatë zhvillimit të orës mësimore. Autoritetet bëjnë me dije se po punohet për lokalizimin e saj dhe për dokumentimin e plotë ligjor të rastit.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.