E hënë, 24 Shkurt, 2025

Shpallet konkursi për bursa për vitin akademik 2024-2025 – shuma nga 1 mijë deri 7 mijë euro

- Advertisement1-
Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka njoftuar se është shpallur konkurs për 4 skema të bursave për vitin akademik 2024-2025.
Njoftimi i ministres Nagavci:
Të dashur studentë,
Kemi shpallur konkursin për 4 skema të bursave për vitin akademik 2024-2025.
🔴Konkurs për ndarjen e bursave për studentet në fushat e Shkencës, Teknologjisë, Inxhinierisë dhe Matematikës (apo STEM) të arsimit të lartë në Kosovë. Thirrja synon ta mbështesë shkollimin e studenteve vajza/gra që studiojnë në nivelin baçelor në institucionet publike të arsimit të lartë në Kosovë në programet e STEM. Shuma e mbështetjes është 1 mijë euro për vit për studente: https://shorturl.at/n7x50
🔴Konkurs për ndarje të bursave elitare për studentët e universiteteve publike në programet baçelor dhe master për studentë, në vitin akademik 2024-2025. Të drejtë aplikimi për bursë kanë të gjithë/a studentët/et në nivelin BA dhe MA që studiojnë në institucionet publike të arsimit të lartë në Kosovë, të cilët/at i plotësojnë kushtet dhe kriteret e përcaktuara si në konkurs. Shuma e mbështetjes është 1 mijë euro për student: https://shorturl.at/OPW8i
🔴Konkurs për ndarjen e bursave për studentët e nivelit master jashtë vendit që ka për synim mbështetjen e shkollimit të studentëve që janë regjistruar apo vijojnë studimet në nivelin master në top 200 universitetet më prestigjioze në botë sipas listës “Times Higher Education”. Shuma maksimale e mbështetjes financiare është deri në 7 mijë euro për student: https://shorturl.at/ygu6Z
🔴Konkurs për mbështetje financiare për studentët e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian. Konkursi synon mbështetjen e shkollimit të studentëve nga këto komunitete që janë regjistruar për herë të parë në vitin e parë akademik 2024-2025 në nivelin bachelor në njërin nga universitetet publike në Republikën e Kosovës. Shuma maksimale e mbështetjes është 1 mijë euro për student :https://shorturl.at/jnZMe
📝Konkurset do të jenë të hapura 15 ditë nga data e publikimit ndërsa aplikimi bëhet përmes Platformës e-Kosova.
Suksese!

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Teuta Desipojci, zgjedhet mësuesja më e dalluar e shkollës “Shkëndija” në Hajvali

Teuta Desipojci është zgjedhur mësuesja më e dalluar e shkollës "Shkëndija" në Hajvali për...

Shqipe Loshi, një edukatore e përkushtuar dhe një inspirim për brezat e rinj

“Çdo fëmijë është një yll – detyra ime është ta ndihmoj të shkëlqejë!” Ky është...

Mejdin Rrahmani zgjedhet mësimdhënësi më i dalluar në gjimnazin “Gjon Buzuku” në Prizren

Për nder të " 7 Marsit "– Ditës së Mësuesit, Këshilli i Arsimtarëve në...

Në Viti u mbajt testi për një grup të mësimdhënesve

Në Viti u organizua testi për mësimdhënësit të cilët e përfunduan trajnimin në programin:...