Këshilli Drejtues i Universitetit të Prishtinës në mbledhjen e mbajtur më 3 dhjetor 2025 miratoi dhënien e bursave për studentë të programeve master, të doktoratës dhe atyre me nevoja të veçanta, në vlerën 532 mijë e 700 euro, shkruan AlbanianEducation.net.
Përfitues të bursave në nivelin e studimeve master në vitin akademik 2023/’24 dhe 2024/’25 janë 685 studentë nga 13 njësi akademike të UP-së, sipas rezultateve të dala nga konkursi i datës 7 nëntor 2025.
Bursa do të marrin edhe 54 studentë të doktoratës të katër fakulteteve nga viti akademik 2023/’24 dhe 2024/’25 që kaluan procesin e selektimit në bazë të rezultateve të konkursit të shpallur po më 7 nëntor 2025.
Gjithashtu edhe 20 studentë me nevoja të veçanta të UP-së që studiojnë në nëntë fakultete kanë fituar të drejtën e bursës për vitin akademik 2023/’24 dhe 2024/’25. Edhe konkursi për këta studentë ishte shpallur në të njëjtën ditë dhe datë, si dy konkurset tjera.
Bursat vjetore për studentët e niveleve master dhe doktoratë kanë vlerën 700 euro, ndërsa për studentët me nevoja të veçanta shuma e tyre është 500 euro.
Në vegëzat në vijim mund të gjeni rezultatet e konkurseve për bursa:
Përfituesit e bursave të nivelit master