“Shoqet e mia janë te klasa dhe unë po rri këtu jashtë”, historia e trishtë e 8 vjeçares, e cila nuk shkoi sot në shkollë

- Advertisement -

Mami s’ka lekë që të më blejë çantën.”


Kjo është përgjigjja e Eglinës, 8 vjeçarja nga Elbasani e cila nuk shkoi në shkollë në ditën e parë.

- Advertisement -

Mes lotësh, vogëlushja që duhet të hynte në klasën e tretë por mungesa e të gjitha kushteve e bëri që ta shikonte shkollën vetëm nga jashtë oborrit.

“Shoqet e mia janë te klasa dhe unë po rri këtu jashtë, nuk kam çantë, nuk kam rroba që të iki në shkollë.”

E ëma, Fatbardha vuan nga një sëmundje e rëndë, dhe 10 mijë lekë kemp që merr duhet të bëjë vizita të herëpashershme.

- Advertisement -

“Nuk kam lekë. Kam 100 mijë lekë të vjetra kemp. Herë pas herë shkoj në spital në Tiranë.”

Ajo thotë se ndihet e trishtuar teksa sheh se nuk mund tua plotësojë kushtet dy vogëlusheve të saj Eglinës dhe Anisës së vogël.

“Është shumë e vështirë. Kur ikin fëmijët e tjerë në shkollë dal te dera e qaj, sepse fëmijët e mi rrinë në shtëpi. Dua ta çoj si gjithë të tjerët në shkollë.”

Bashëkshorti i Fatbardhës i ka braktisur ato 2 vite më parë, ndërsa aktualisht ajo bashke me vajzat jetojnë në shtëpinë e motrës, edhe ajo në kushte tepër të vështira.

Nuk është hera e parë kur vogëlushët nuk kanë mundësi të shkojnë në shkollë për shkak të pamundësisë ekonomike dhe kushteve tejet të vështira.