E hënë, 24 Shkurt, 2025

Shoqatat ekologjike: Shkencat qytetare, në planin arsimor

- Advertisement1-

Shoqatat e ndryshme ekologjike vlerësojnë se Shkencat Qytetare duhet të jenë pjesë e procesit edukativo arsimor duke nisur që nga mësimet në kopsht.

Nga shoqata Eco Logic thanë se shkollat janë të përgatitura të pranojnë Shkenca Natyrore në programet mësimore megjithatë duhen bërë modifikime të caktuara.

- Advertisement -

Siç thanë nga kjo shoqatë ekzistojnë programe të caktuara që shkollat I punojnë në temën e ambientit jetësor por nuk janë të përfshira sa duhet.

Madje, nga Eco Logic kujtojnë institucionet përgjegjëse se zbatimi i Shkencave Qytetare në shkolla kërkon infrastrukturë dhe kushte të posaçme që për momentin shumë shkollave ju mungon.

“Kjo është pikëpyetje, në disa shkolla ka të ashtuquajtura laboratori, diku nuk ka laboratori. Nëse flasim për lloje tjera të aktiviteteve, diku nuk duhen laboratori, duhet një qasje tjetër dhe materiale tjera. Vitet e kaluara, në 13 institucione, 8 shkolla fillore dhe 5 kopshte kemi hapur të ashtuquajtura Eco kate të cilat i pajisëm me materiale të caktuara që ata të mund të realizojnë eksperimente dhe të mund të përfshihen në këtë koncept. Duhet të bëhet më shumë, këtë nuk mund ta bëjnë vetëm shoqatat, këtë duhet ta bëj shteti në mënyrë sistematike në të gjitha institucionet”, tha Nikolla Neshkovski, Eco Logic.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Lajm shumë i mirë për shkollën “Dardania” në Prishtinë: Pajiset me 2200 dollapë për nxënësit

Shkolla "Dardania" në Prishtinë ka njoftuar se kanë pranuar 2 mijë e 200 dollapë...

Lajm i mirë: 5600 dollapë për nxënësit e 9 shkollave fillore në Prishtinë

Punë e mirë po vazhdon të bëhet në shkollat e Prishtinës. Sot drejtoresha e...

Në shkollën “Ndre Mjeda” në Rakosh po vazhdon vlerësimi i performancës së mësimdhënësve

Në shkollën "Ndre Mjeda" në Rakosh të Istogut po vazhdon puna e ekipit për...

Luljeta Murati, zgjedhet mësuesja më e dalluar në shkollën “Ismail Qemali” në Prishtinë

Luljeta Murati, mësimdhënëse e Fizikës e cila punon qe 25 vite duke kontribuar në...