Shokuese: 12 vjeçarja vritet nga shoqet e klasës gjatë shëtitjes në park

- Advertisement5 -

Adoleshentet e mbrapshta që vranë barbarisht shoqen e tyre të klasës 12-vjeçare, më pas postonin video duke kërcyer në TikTok, në rastin që po shokon Gjermaninë.

- paragrafi 1 -

Videot shokuese në rrjetet sociale dolën në dritë në Gjermani pas kërkimeve të rrjetit WELT që tha se ato ishin postuar ditën e vrasjes së viktimës, e cila njihet në vend vetëm me emrin ‘Luise’ prej ligjeve të privatësisë në vend.

- Advertisement - M1

Dy vrasëset, me moshë 12 e 13 vjeçe, në videon e tyre gjithashtu ‘luteshin për ndihmë në gjetjen e Luise’ pasi e ndjera ishte zhdukur pasditen e të shtunës.

Trupi i Luise u gjet në një pellg gjaku të dielën pranë qytezës së Freudenberg, në perëndim të shtetit North Rhine-Westphalia në perëndim të Gjermanisë.

Tashmë kuptohet se Luise, u vra nga dy shoqet e klasës për hakmarrje, pasi i kishte treguar një të rrituri se ngacmohej e bullizohej prej tyre prej muajsh, shkruan rrjeti gjerman Bild.

- Advertisement - m2

Në videon e postuar nga vrasëset të dielën, një prej komenteve shkruante: “S’mund ta besoj që kërceni në video një ditë pas vrasjes”.

Një tjetër anëtar i klasës së mësimit shkruante: “Karriget tuaja ishin bosh në klasë, ne e dimë të gjithë atë që po ndodh”.

Luise u zhduk të shtunën pasdite pasi takoi shoqen e saj 13-vjecare rreth dy km larg shtëpisë së saj.

Megjithse njiheshin prej disa vitesh, nuk dihet përse Luise shkoi të takohej me vrasësen e saj pas akuzave të bullizimit.

Më vonë atë ditë, një tjetër vajzë 12-vjecare u bashkua me treshen dhe bashkë shkuan drejt një parku pyjor, ku Luise ishte goditur dhjetra herë me thikë, në ngjarjen që ka shokuar Gjermaninë.

Trupi i Luise u gjet një ditë më vonë, ndërsa dy vrasëset ishin parë nga një rezident duke shkuar në pyll bashkë me Luise, tha hetuesi i Koblenz, Florian Locker.

13-vjeçarja besohet se është detyruar nga më e reja për të ndihmuar në vrasje, teksa vinte nga një familje prindërish të divorcuar.

Hetuesit thanë se kanë rikuperuar “thikën e vogël” të përdorur për krimin.

Guvernatori i North Rhine-Westphalia, Hendrik Wuest, tha se shteti është në zi: “është e pabesueshme që fëmijët të bëhen të aftë për akte të tilla të tmerrshme”.