‘Shoku i studimeve të Kurtit’, emërohet rektor në Universitetin Publik të Gjilanit

- Advertisement -

Artan Dermaku është zgjedhur sot rektor i Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan. Dermaku është i afërt me Lëvizjen Vetëvendosje.

- paragrafi 1 -

Në muajin gusht të vitit 2018 ai ishte anëtarësuar në këtë parti. Dy vite më pas ai ishte shpërblyer me pozitën anëtar i Bordit të ndërmarrjes publike “Hekurudhat e Kosovës” – Infrakos, shkruan Insajderi.

- Advertisement -

Profesori i asociuar, Artan Dërmaku, është zgjedhur të enjten rektor i Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan.

Në krye të mandatit katërvjeçar Dërmaku u zgjodh nga një votim i fshehtë i Këshillit Drejtues të universitetit, në mbledhjen e mbajtur gjatë së enjtes.

- Advertisement -

Në partinë e Kurtit ishte anëtarësuar në vitin 2018. Kryetari i kësaj lëvizje, Albin Kurti, kishte treguar atë kohë se me Dërmakun kanë kryer studime së bashku, shkruan Insajderi.

“Kemi studiuar bashkë në Fakultetin e Elektroteknikës. Tash do të jemi sërish bashkë në Lëvizje. Prof. Dr. Artan Dërmaku sot u anëtarësua në Vetëvendosje“, kishte njoftuar Kurti.

Por, i njëjti në vitin 2020 ishte emëruar pikërisht nga njeriu që ishin bashkë në një gjeneratë në pozitën drejtor Bordi i “Infrakos.