Shokët vendosin trëndafila në bankën bosh të 8-vjeçarit që u vra në Fier

- Advertisement -

Mateo Vasiu vetëm 8 vjeç u rrëmbye dhe u vra barbarisht nga fqinji i tij. Si çdo ditë Mateo i vogël kishte dalë për të luajtur në rrugën përballë shtëpisë, për të mos u kthyer më kurrë.

- paragrafi 1 -

Mateo do t’i mungojë përgjithmonë babait, nënës, vëllait, të afërmve dhe shokëve. Sot shkolla “Thanas Ikonomi” në fshatin Grecalli të Fierit nuk do të presë Mateon dhe banka e tij do të jetë bosh, pasi jeta e tij u pre në mes nga montsra Klodian Çalamëni.

- Advertisement -

Shokët dhe shoqet e klasës të pikëlluar në bankën e Mateos, shokun që nuk do ta shohin më kurrë kanë vendosur një tufe me trëndafila rozë dhe të kuq.

Kujtojmë se, pasditen e djeshme Policia e Fierit njoftoi se kishte gjetur të vrarë dhe të mbuluar me baltë vogëlushin Mateo Vasiu, shkruan neësbomb.al. Trupi u gjet në oborrin e shtëpisë së fqinjit, Klodian Çalamani, i cili pranoi se autori ishte ai.

- Advertisement -