E mërkurë, 9 Tetor, 2024

Shok imagjinar te fëmijët (dhe të rriturit)! Kur duhet dhe kur nuk duhet të shqetësoheni

- Advertisement1-

Të paturit një shok imagjinar konsiderohet si një pjesë normale dhe madje e shëndetshme e zhvillimit të fëmijës.

Kërkimet mbi miqtë imagjinarë kanë vazhduar për dekada, me mjekë dhe prindër që pyesin nëse është dukuri e shëndetshme apo “normale”.

- Advertisement -

Shumica e hulumtimeve kanë treguar se zakonisht është pjesë e natyrshme e fëmijërisë. Mendohet se deri në 65% e fëmijëve deri në moshën 7-vjeçare kanë patur një shok imagjinar.

Çfarë do të thotë?

Nuk është e pazakontë që fëmijët të krijojnë miq ose shokë imagjinarë – dikë me të cilin mund të flasin, të ndërveprojnë dhe të luajnë. Këta “miq” mund të marrin formën e gjithçkaje: një miku të padukshëm, një kafshe, diçkaje fantastike etj. Shumica e hulumtimeve kanë treguar se të paturit një mik imagjinar është një formë e shëndetshme e lojës në fëmijëri. Studimet madje kanë zbuluar se mund të ketë disa përfitime për zhvillimin tek fëmijët që krijojnë shokë imagjinarë. Përfitimet mund të përfshijnë:

– aftësi më të mira për shoqëri
– zhvillim i krijimtarisë
– strategji më të mira për të përballuar situatat
– mirëkuptim emocional

Shok imagjinar te fëmijët (dhe të rriturit)! Kur duhet dhe kur

Miqtë imagjinarë mund t’i sigurojnë fëmijës miqësi, mbështetje, argëtim dhe jo vetëm. Në vitin 2017, disa studiues përshkruan këto pesë qëllime për të pasur një mik imagjinar:

1. Zgjidhja e problemeve dhe menaxhimi i emocioneve
2. Eksplorimi i idealeve
3. Loja
4. Përballimi i vetmisë
5. Eksplorimi i sjelljeve dhe roleve në marrëdhënie

- Advertisement -rrrrrrr

Shok imagjinar te fëmijët (dhe të rriturit)! Kur duhet dhe kur

Po sikur shoku imagjinar të jetë i frikshëm?

Ndërsa shumica e miqve imagjinarë mendohen si të mirë, miqësorë dhe të bindur, jo të gjithë janë përshkruar kështu. Disa janë quajtur përçarës dhe agresivë. Është e mundur që disa miq imagjinarë të trembin, mërzisin ose të shkaktojnë konflikt me fëmijën. Shumë fëmijë shprehin kontroll ose ndikim mbi sjelljen e shokut të tyre imagjinar, ndërsa disa fëmijët e tjerë e përshkruajnë atë si jashtë kontrollit të tyre. Nuk është kuptuar plotësisht pse një mik imagjinar do të ishte i frikshëm, por duket se edhe në këtë rast fëmija ka përfitime, si përballimi i situatave të vështira.

Si duhet të reagojnë prindërit?

Nëse fëmija tregon për mikun imagjinar, duhet t’i bëhen pyetje. Prindërit duhet të mësojnë më shumë për interesat e fëmijës. Gjithashtu prindërit mund t’i inkurajojnë që të luajnë bashkë ose ta bëjnë pjesë të veprimtarisë së tyre të përditshme. Për shembull t’i lënë një vend bosh në tavolinën e ngrënies. Nëse fëmija ose shoku imagjinar shkakton probleme, duhet të vendosen kufij.

Në cilën moshë fëmijët heqin dorë nga miqtë imagjinarë?

Disa prindër shqetësohen se fëmijët me miq imagjinarë nuk e kuptojnë mirë realitetin, por kjo nuk është e vërtetë. Në fakt, shumica e fëmijëve e kuptojnë se miqtë e tyre imagjinarë nuk ekzistojnë. Ka më shumë raporte që tregojnë se miqtë imagjinarë janë të pranishëm kryesisht te fëmijët nën 7 vjeç, megjithëse të tjera raporte dëshmojnë miq imagjinarë deri në moshën 12 vjeç. Nuk ka nevojë të shqetësoheni nëse një fëmijë ende flet për mikun e tyre imagjinar.

Shok imagjinar te fëmijët (dhe të rriturit)! Kur duhet dhe kur

A është e lidhur me skizofreninë?

Kur bëhet fjalë për një imagjinatë të tillë, prindërit mund të pyesin nëse fëmija i tyre po përjeton halucinacione ose psikozë. Të paturit e një miku imagjinar nuk është e njëjta gjë me të përjetuarit e këtyre simptomave, të cilat shpesh shoqërohen me skizofreni. Skizofrenia zakonisht nuk shfaq simptoma derisa një person nuk është midis 16 dhe 30 vjeç. Skizofrenia e fëmijërisë së hershme është e rrallë dhe e vështirë për t’u diagnostikuar. Kur ndodh, zakonisht ndodh pas moshës 5 vjeç, por para moshës 13 vjeç.

Disa simptoma të skizofrenisë në fëmijëri përfshijnë:
– paranojë
– ndryshime humori
– halucinacione, si dëgjimi apo shikimi i gjërave të paqena
– ndryshime të papritura në sjellje

Simptomat e skizofrenisë dhe të paturit një mik imagjinar janë të ndryshme dhe s’kanë lidhje me njëra-tjetrën. Megjithatë në kushte të tjera mendore dhe fizike, mund të ketë një lidhje mes tyre. Një hulumtim i vitit 2006 zbuloi se fëmijët që vazhdonin të zhvillonin çrregullime kishin një mundësi më të madhe për të pasur një mik imagjinar. Këto çrregullime janë gjendje të shëndetit mendor ku një person përjeton një shkëputje nga realiteti.

Shok imagjinar te fëmijët (dhe të rriturit)! Kur duhet dhe kur

Po nëse një i rritur ka një mik imagjinar?

Nuk ka shumë studime për miqtë imagjinarë në moshën e rritur. Duket se në shumicën e rasteve, miqtë imagjininarë lihen pas në fëmijëri. Në rastet e tjera, duket të jetë një mënyrë për të përballuar situatat. Por nga ana tjetër, kur një i rritur përjeton halucinacione ose humb kontaktin me realitetin e jashtëm, për shkak të dëmtimit të mendimeve dhe emocioneve, atëherë situata është shqetësuese.

Kur të vizitoni mjekun

Në shumicën e rasteve, miqtë imagjinarë janë të padëmshëm dhe normalë. Por nëse besoni se fëmija juaj po përjeton diçka më shumë, vizitoni mjekun. Nëse sjelljet dhe gjendjet shpirtërore të fëmijës ndryshojnë në mënyrë dramatike ose fillojë që t’ju shqetësojnë, duhet të konsultoheni me specialistin. Nëse shoku imagjinar i fëmijës bëhet ndonjëherë i frikshëm, agresiv ose i frikshëm për fëmijën, një vlerësim me një profesionist të shëndetit mendor është veprimi i duhur. anabel/

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Kthimi i fëmijëve në shkollë: Këto janë disa nga gjërat që çdo prind duhet t’i dijë

Pas situatës të pandemisë, fillimi i shkollës do të jetë një përvojë e vështirë...

Fëmijëve u pëlqen kur prindërit kanë këto katër zakone

Ekzistojnë disa zakone që prindërit mund të praktikojnë që do të bëjnë sigurisht që...

Gjest human: Mërgimtari që jeton në Gjermani do ta paguajë shumën për shërimin e 13 vjeçares

Dje dhe sot nëpër media ka qarkulluar thirrja për ndihmë ndaj Rinesa Danit. Për trajtimin...

9 vjeçarit nga Prizreni, Benjamin Beqirit i duhet ndihmë financiare për shërim

Benjamin Beqiri nga Prizreni, i cili po përballet me disa sëmundje që në lindje...