E premte, 26 Korrik, 2024

Shkurtohet gjysmëvjetori, shkollat mbyllen më 18 dhjetor

- Advertisement1-

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka bërë të ditur se gjysmëvjetori i parë i këtij viti shkollor do të përfundojë më herët se që është i paraparë me kalendarin e Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë.


Në një konferencë për medie, Hoti njoftoi se shkollat do të mbyllen më 18 dhjetor për t’u rihapur më 18 janar.

- Advertisement -

“Në bazë të analizimit të dhënave nga IKSHPK-ja është vendosur që masat aktuale të mbesin në fuqi dhe të kemi zbatim rigoroz”, ka thënë Hoti.  Ai po ashtu ka njoftuar se gjysmë vjetori i parë i vitit shkollor do të përfundojë më 18 dhjetor, ndërsa do të në nisë më 18 janar”, tha ai.

Ndryshe Qeveria e Kosovës duke u bazuar në rekomandimet e profesionistëve shëndetësor ka vlerësuar se masat aktuale kundër COVID-19, janë treguar efikase dhe kanë ndikuar në uljen e numrit të rasteve, andaj nuk ka nevojë për masa të reja.

Hoti ka thënë që masat që janë në fuqi do të mbahen dhe do të rritet zbatimi i tyre.

“Gjatë këtyre dy javëve që i kemi vendosur masat është stabilizuar numri i rasteve të reja. Numri i rasteve të reja pozitive është më i vogël se numri i të shëruarve. Ndjehem mirë që masat kanë ndikuar. Në bazë të vlerësimit të IKSHPK-së, sugjerimi i tyre është që masat që janë në fuqi të mbahen dhe të zbatohet me zbatim. Nesër në 8 39 do të kemi takim me inspektoratet dhe policinë për të rritur nivelin e zbatimit të masave”, tha ai.

Ai tha se është bërë një vlerësim i detajuar i situatës dhe gjendja është nën kontrolle.

“Ne sot kemi bërë një vlerësim të detajuar të situatës konstatimin i përbashkët është që gjendja është mjaft serioze dhe është nën kontrollë. Janë rritur kapacitetet e testimeve. Nga java e ardhshme bëhen testime edhe në dy regjione”, tha ai.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Vera Çollaku nga Prizreni diplomon në afat rekord në Fakultetin e Mjekëisë

Vera Çollaku 23 vjeçare nga Prizreni ka diplomuar në afat rekord në Fakultetin e...

Argjent Latifi nga Podujeva diplomon në njërin prej universiteteve më të njohura në Londër

I riu kosovar Argjent Latifi, me origjinë nga qyteti i Podujevës, është bërë tashmë...

Erëza Durmishi, doktoresha më e re në qytetin e Mitrovicës – diplomon në afat rekord

Qytetit të Mitrovicës i'u shtua edhe një mjeke e re, kjo është Erëza Y....

Alarmante: Bie në nivel rekord interesimi për të studiuar në Juridik, nuk plotësohet as numri

Më 4 korrik, Universiteti i Prishtinës zyrtarisht hapi konkursin për pranimin e studentëve të...