Ministrja Arbërie Nagavci ka takuar sot Shkurte Gashi dhe Blerta Abazi që janë përfituese të bursave master në Francë. Aktualisht janë në semestrin e katërt në fushën e arkeologjisë në Lion të Francës, shkruan AlbanianEducation.net.
Postimi i Nagavcit:
Shkurte Gashi dhe Blerta Abazi janë përfituese të bursave master në Francë. Aktualisht janë në semestrin e katërt në fushën e arkeologjisë në Lion të Francës.
Ishte kënaqësi e veçantë t’i pres në takim me ç’rast i përgëzova për përzgjedhjen e tyre që të studiojnë në një drejtim i cili ka mungesë të kuadrove në Kosovë.
Si ministre jam e gatshme të ofrojë mbështetje të parezervë për të rinjtë të cilët kanë ambicie për ngritje akademike.
Presim që aftësitë dhe njohuritë e fituara, t’i kthejnë edhe në të mirë të arsimit në vendin tonë. Gjithashtu, të promovojnë vendin e të ndihmojnë rrjetëzimin dhe mentorimin për të rinjë tjerë që duan të studiojnë në universitete prestigjioze në botë.
Bursat Master në Francë janë realizuar në kuadër të Marrëveshjes së Bashkëpunimit me Ambasadën e Francës, e cila është ratifikuar në Kuvendin e Kosovës, në fund të vitit të kaluar.