Shkuan në ekskursion në Gjakovë, nxënësit e shkollës “Faik Konica” dëmtojnë Shpellën e Kusarit

- Advertisement5 -

Shpella e Kusarit në Gjakovë është një nga vendet më të vizituara për shkak të bukurisë që mbërthen në vete, por kjo shpellë, së fundmi, është dëmtuar nga nxënësit e shkollës “Faik Konica” nga Prishtina, të cilët kanë shkruar grafite të ndryshme.

- paragrafi 1 -

‘Fajin’ për të gjitha vizatimet e shkrimet, e mori mësimdhënësja e tyre, Pajtesa Doli, e cila u kërkoi falje kolegëve të saj nga Gjakova duke dërguar letër në Drejtorinë e Arsimit në këtë komunë.

- Advertisement -

“Jam Pajtesa Doli, mësimdhënëse në SHFMU “Faik Konica”. Kemi qenë në vizitë në Shpellën e Kusarëve në Gjakovë. Çdo gjë po shkonte mirë. Kur erdhi koha që të niseshim, vërej që mungon njëri nxënës. Nxitova menjëherë për ta gjetur. Ai ishte larguar që të bënte fotografi. Në ato momente me kaploi një shqetësim i madh, gjë që nuk e kam vënë re se ka pasur dëme (përreth). Por, ditën e premte, pashë (në rrjete sociale, medie) që po qarkullonin foto dhe se ata ishin fëmijët tanë. Për më shumë (detaje, sqarime), do të doja të takohesha me ju, nëse është e mundur, ditën e hënë. Ju kërkoj falje në emrin tim, të fëmijëve dhe të prindërve të tyre”, thuhet në letrën e Dolit që e dërgoi në Drejtorinë e Arsimit në Gjakovë.

282653444 2680968668700450 2088075992969067487 n

284490380 2680968672033783 7709404216741889121 n

- Advertisement -

283660580 2679314935532490 7979064256115044738 n

284335972 2679315218865795 4257877984511116088 n

282308568 2679315052199145 6223930937327210267 n