E premte, 20 Shtator, 2024

Shkruan Yllza Shabani: Rëndësia e vetëvlerësimit pozitiv për zhvillimin e fëmijës

- Advertisement1-

Vetëvlerësimi është t’i japësh respekt dhe admirim vetes. Shoqata Amerikane Psikologjike e përkufizon vetëvlerësimin si “shkalla në të cilën cilësitë dhe karakteristikat e përfshira në vetë-konceptin e dikujt perceptohen si pozitive”. (Association, n.d.)

Një ndjenjë e tillë fillon qysh në lindje dhe vazhdon gjersa fëmija kalon nëpër etapa të ndryshme të rritjes dhe zhvillimit. Ajo vjen nga të mësuarit për të pranuar se kush jemi duke pasur parasysh pamjaftueshmëritë apo “defektet”, megjithatë duke zgjedhur që ende të pëlqejmë veten.

- Advertisement -

Si koncept, vetëvlerësimi është mjaft sfidues pasi që është vetëm një cilësi në mendjet tona.

Pervec kësaj, ai është në ndryshim të vazhdueshëm dhe shumë i vështirë për t’u matur nga cilado qoftë metodë. Megjithatë, ajo ka një kuptim të jashtëzakonshëm për zhvillimin e fëmijëve dhe më vonë edhe në jetën tonë.

Vetëvlerësimi i individit tregon nëse dikush e di, e vlerëson dhe e pranon veten. Njohja e vetës dhe pranimi i pikave të forta dhe të dobëta sic janë- mund të shihen si procesi më i rëndësishëm i vetëvlerësimit.

Studime të shumta në këtë fushë tregojnë se si krijimi i vetvetës si fëmijë kërkon gjithmonë ndërveprim me të tjerët dhe mjedisi rrethues. Në këtë mënyrë fëmijët mund të marrin reagime nga sjellja e tyre e pandërgjegjshme, qëndrimet dhe vlerat e tyre. Me ndërgjegjësimin e këtyre proceseve ato do të mund të ndryshohen dhe zhvillohen, duke u rritur edhe vetë personaliteti i tyre.

Njerëzit përreth vlerësojnë dhe vizatojnë konkluzione mbi sjelljen e fëmijëve duke u dhënë atyre reagime qoftë në mënyrë verbale apo joverbale. Fëmijët e krahasojnë këtë reagim për vetë-imazhin e tyre dhe më pas, në varësi të rëndësisë dhe llojit të informacionit, nxjerrin përfundime prej saj. Kjo i ndihmon ata të strukturojnë dhe ndryshojnë vetë-imazhin dhe vetëvlerësimin e tyre.

Sapo lindin foshnjet, ata fillojnë të mësojnë për botën. Pikërisht nga këto përvoja të hershme, dhe nga ajo që shohin, dëgjojnë dhe ndjejnë brenda familjes, ata fillojnë të zhvillojnë ide për veten e tyre. Ata mësojnë nëse i duan dhe i vlerësojnë.

- Advertisement -rrrrrrr

Fëmijët e vegjël e shohin veten në relacion me atë që mund të bëjnë, si: të vrapojnë, ndërtojnë gjëra apo luajnë. Sa më të sigurtë të jenë në bërjen e gjërave, aq më shumë do të rritet vetëvlerësimi i tyre. Ata gjithashtu do të jenë në gjendje të përshtaten më mirë në grupe lojërash, në parashkollorë, në shkollë dhe më vonë në situata të ndryshme të jetës.
Gjersa ata janë në proces të rritjes, do të sfidohen për të mësuar aftësi të reja. Ky është motivimi i tyre i brendshëm për të pasur sukses.

Besohet se vetëvlerësimi zhvillohet në mënyrë drastike midis moshave pesë dhe dymbëdhjetë.

Kjo është kur aftësitë njohëse të fëmijëve zhvillohen dukshëm dhe ata janë në gjendje të
vlerësojnë veten dhe të analizojnë botën përreth. Gjithashtu, ata njihen me më shumë njerëz kur fillojnë kopshtet apo qëndrimet ditore dhe janë në gjendje të krahasojnë veten me moshatarët apo të rriturit e tjerë autoritarë sesa prindërit.

Marëdhënia me edukatoren e kopshtit mund të jetë një faktor shumë i rëndësishëm në zhvillimin e këtij aspekti të personalitetit tek fëmijët. Të japësh koment për performancën e fëmijës gjatë ditës është shumë domethënëse për zhvillimin e tij kur fëmija po harton pikat e tij të forta dhe dobësitë.

Përjetimi i suksesit dhe i dështimit si pjesë e jetës luan një rol të madh në vetëvlerësimin e
fëmijëve. Fëmijët që kanë sukses ( vetë apo me ndihmë ), do të provojnë përsëri, duke fituar më shumë ndjenja suksesi, kënaqësi dhe vetëbesim të lartë. Dështimi i përsëritur mund t’i bëj ata të humbasin besimin, heqin dorë nga përpjekjet dhe mund të zhvillojnë një opinion të ulët për veten.

Është e rëndësishme që prindi apo i rrituri kujdestar të mos përfundojë duke bërë diçka për të kursyer kohën dhe durimin e vet. Fëmija në atë rast do mësohet që ju t’a bëni atë për ta dhe nuk do të arrijnë të përjetojnë ndjenjën e arritjes e të bërit diçka vetë.

T’u mësosh mënyra pozitive për të përballuar zhgënjimin kur ata nuk marrin diçka siç duhet apo nuk arrijnë qëllimin e caktuar është gjithashtu shumë e rëndësishme për zhvillimin e vetëvlerësimit të fëmijëve.

Pjesëmarrja dhe tejkalimi i problemeve, kërkimi i ndihmës dhe marrja e mbështejtes së duhur janë të gjitha mënyra pozitive që ndihmojnë procesin e ndërtimit të vetëvlerësimit dhe vetëbesimit, pavarësisht nëse janë të suksesshme apo jo. Sfida e prindit/ kujdestarit është të balancojë mes të qenurit mbështetës, realist dhe të mos tejkalojë limitet e mbrojtjes.

Fëmijët me vetëbesim pozitiv ndihen të sigurt dhe më të aftë. Ata vlerësojnë veten dhe aftësitë e tyre. Ata janë krenarë për gjërat që mund të bëjnë dhe duan të bëjnë më të mirën.

Kur ata janë të sigurtë rreth asaj se kush janë, ka shumë gjasa që ata të kenë një mentalitet i cili do të jetë gjithmonë në zhvillim. Ata gjithashtu kanë më shumë gjasa të ngrisin zërin për veten e tyre dhe të kërkojnë ndihmë kur kanë nevojë.

Ndërsa fëmija rritet, ofrimi i rregullave dhe strukturave do u ofroj atyre ndjenjën e sigurisë dhe kujdesit ndaj tyre. Në mënyrë graduale rekomandohet t’u ipen atyre mundësi për të bërë zgjedhje për veten e tyre dhe të ndihen më të pavarur.

Duhet durim dhe kembëngulje që të rriturit t’i ndihmojnë fëmijët e tyre të zhvillojnë vetëbesim të lartë, por të mirat e saj janë të mrekullueshme; fëmijë që kanë besimin për të provuar gjëra të reja, që besojnë se janë njerëz me vlerë dhe mund të kenë sukses në jetë.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Ekspertët: Çfarë masash duhet të marrin shkollat që nxënësit të ushqehen patjetër me një vakt të marrë nga shtëpia?

Ekspertët e huaj ngrenë alarmin: Është shumë e rëndësishme që fëmijët të marrin vakt...

Armend Perolli, nxënësi shembull nga Prizreni: Punoi gjatë verës dhe nuk shkoi në pushime – me paratë që dhuroi u blen materiale shkollore për 12...

Një shembull i jashtëzakonshëm vije nga një nxënës i klasës së pestë të shkollës...

Shkencëtari kosovar Besnik Krasniqi, përfshihet në listën e shkencëtarëve më me ndikim në botë

Një arritje e jashtëzakonshme për shkencën kosovare ka ardhur këtë vit, pasi Profesori Besnik...

Këshilla për mësuesit dhe prindërit që të organizojnë mbledhje të frytshme në shkollë

Organizimi i një mbledhjeje të frytshme mes mësuesve dhe prindërve për të diskutuar mbarëvajtjen...