E shtunë, 21 Shtator, 2024

Shkruan: Msc.Lumnije Rakaj: Ah, sa e doja mësuesen time

- Advertisement1-

Ah, sa e doja mësuesen time

Shtator…Shkolla sapo ka filluar. Çdo shtator më sjell kujtime të shumta. Po këtë vit më sjell edhe më të shumta. Këto kujtime i ndihmon fotografia e varur në mur. Aty shihet një grua e bukur, e buzëqeshur. Duket e lumtur. Ajo mban për dore një vajzë të vogël, që buzëqesh me drojë. Jam unë me mësuesen time të parë. Sa shumë e doja unë këtë mësuese!

- Advertisement -

Sa herë e shoh fotografinë, më kalojnë kujtimet. Ishte dita e parë e shkollës. Ne të gjithë ishim të lumtur, por edhe pak të frikësuar. Por ai zë i ëmbël, ato fjalë qetësuese, ato duar të buta, ajo fytyrë e buzëqeshur na e larguan menjëherë frikën. Ishte mësuesja. Ajo mësuesja ime e parë Nexhmije Dedushi. Ai zë, ajo fytyrë do të mbeten të skalitura përgjithmonë në mendjen time.

Më kujtohet ora e parë, shkronja e parë që mësuam dhe pastaj të gjitha gjërat që mësuam kalojnë rrufeshëm në mendjen time.

Është gjithmonë ajo fytyrë që më buzëqesh kur merrja notat e mira, ai zë që më përgëzonte për ndonjë punim të mrekullueshëm, ata sy që më qortonin kur i bëja gabimet e pashmangshme, ajo dorë që mbështetej butë mbi kokën time, mbi faqen time, mbi supin tim për të më dhënë kurajë ose për të ma hequr frikën.

Është gjithmonë e njëjta mësuese. Sa shpesh e kam pyetur veten pse mësuesja ime ka mbetur e skalitur kaq qartë në mendjen dhe në zemrën time. Dhe asnjëherë nuk kam mundur të gjej përgjigje të përshtatshme që të mund të shprehë gjithë ato që më shtyjnë ta kujtoj mësuesen time.

Ajo ishte mësuesja e parë dhe më e dashur, ajo më futi në botën e diturisë, që unë më parë nuk e kisha njohur, ajo më mësoi gjërat e para në shkollë. Si mund ta harroj? Ashtu siç nuk mund ta harroj nënën, ashtu nuk mund ta harroj as mësuesen time të dashur.

Do ta kujtoj gjithmonë, por e di se kurrë nuk do të jem në gjendje ta shpërblej për gjithë dashurinë që më ka dhënë dhe për gjithë diturinë që më ka dhuruar. Ajo do të jetë gjithmonë në mendjen dhe zemrën time. Përgjithmonë!

- Advertisement -rrrrrrr

Kështu e kujtoj çdo shtator mësuesen time. Ajo është pjesë e mendjes, e ëndërrave dhe e zemrës sime. Do ta dua dhe do ta nderoj përjetësisht, ashtu si nënën. Fundja, mësuesja ime ishte, është dhe do të jetë gjithmonë një nënë e dytë për mua.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Prindërit nuk janë fajtorë nëse fëmija nuk ha, ja çfarë ka zbuluar studimi i fundit

Prindërit nuk janë fajtorë për "fëmijët e bezdishëm me ushqimin" thonë studiuesit, pasi një...

Shkolla “Bajram Abdiu”, në Bicaj të Kukësit e renovuar tërësisht – nxënësit do të mësojnë me kushte dinjitoze

Shkolla "Bajram Abdiu", në Bicaj të Kukësit, është renovuar komplet. Pamjet i ka ndarë...

Agim Baçi: Mësojuni fëmijëve se gjyshërit nuk janë vetëm prindërit e prindërve, por edhe një histori dhe përvojë më vete

A e dini se gjyshërit nuk janë vetëm prindërit e prindërve, por edhe një...

Ben Gavazaj, nxënësi nga Prizreni që la Amerikën dhe u kthye në Kosovë

Ben Gavazaj, është nxënës i klasës së katërt në shkollën "min Duraku në Prizren....