𝐒𝐡𝐭𝐚𝐭𝐨𝐫𝐢 𝐢 𝐩𝐞̈𝐫𝐣𝐞𝐭𝐬𝐡𝐞̈𝐦 𝐧𝐞̈ 𝐬𝐡𝐩𝐢𝐫𝐭𝐢𝐧 𝐭𝐢𝐦
Foto e vitit 1990
Çdo shtator sjell emocione të veçanta dhe më kthen pas në kohë, plot 35 vite — te gjenerata ime e parë.
Në këtë foto janë ata fëmijë që më besuan sytë e tyre plot kureshtje
dhe zemrën e pastër.
Ishin ata që më thirrën për herë të parë “mësuese”, dhe me ta nisi rrugëtimi im në arsim.
Ishte një fillim i mbushur me emocione, sfida, buzëqeshje dhe mësime që lanë gjurmë të thella në zemrën dhe profesionin tim.
Sot, shumë vite më pas, jam në një tjetër rol – si drejtoreshë e shkollës, por kujtimet me gjeneratën e parë mbeten të paharruara. Ato banka, ato fytyra të vogla, janë kujtesa e një rrugëtimi që nisi me dashuri dhe përkushtim të plotë.
Shtatori nuk është thjesht një muaj.
Është simbol i fillimeve me përgjegjësi.
Është dëshmi e rritjes, zhvillimit dhe përkushtimit në arsim.
Është rikujtim i misionit tonë: të edukojmë me zemër.
Faleminderit gjeneratës sime të parë që më mësuat po aq sa ju mësova.
Ju jeni arsyeja pse ky profesion është dhe mbetet një bekim.
Nga mësuese e parë… te drejtoreshë e shkollës – gjithmonë në shërbim të dijes.