E premte, 20 Shtator, 2024

Shkruan Anila Aliu: Stereotipet gjinore në klasë

- Advertisement1-

Stereotipi gjinor është një besim ose përgjithësim i përhapur në lidhje me sjelljet,
karakteristikat dhe rolet e kryera nga gratë dhe burrat.

Në shoqërinë kosovare, sikurse edhe në shoqëri të ndryshme lindore dhe perëndimore, stereotipet gjinore janë çështje për të cilat diskutohet në vazhdimësi. Ato hasen në çdo sferë të jetës.

- Advertisement -

Që nga fëmijëria e hershme praktikohen stereotipet gjinore, kështu vajzat duke i veshur me ngjyrë të pembe dhe djemtë me ngjyrë të kaltër. Më pas lodrat me të cilat luajnë vajzat siç janë kukullat apo edhe mjetet e kuzhinës, si dhe djemtë me topa apo me vetura, tregojnë për stereotipet gjinore.

Përhapja e stereotipeve gjinore në kulturën tonë mund të ketë një efekt negativ si tek vajzat ashtu edhe tek djemtë, të cilët komentohen vazhdimisht se si duhet të duken, si të sillen dhe të luajnë sipas gjinisë së tyre. Stereotipet gjinore formojnë dy dallime kryesore:

Vajzat edukohen për tu kujdesur për të tjerët, ndërsa djemtë edukohen për të dominuar.

Përgjatë jetës, veprimtaria e vajzave lidhet vazhdimisht me nocionin e mëmësisë dhe përkujdesjes, çka i zhvesh ato si individë dhe i vlerëson bazuar në biologjinë fizike të tyre.

Veprimtaria e djemve lidhet me egocentrizmin, garën dhe forcën. Në të njëjtën mënyrë, ky
përkufizim i zhvesh ata nga cilësitë dhe ndjenjat e tyre si individë, duke u përpjekur për t’i
larguar sa më shumë nga modeli feminin. Kjo është një ndër arsyet pse profesionet më të
paguara janë ato tradicionalisht të burrave, si inxhinieria, mjekësia, shkencat, apo të tjera.

Shkollat ndikojnë në diferencimin gjinor nëpërmjet dy burimeve kryesore: mësuesve dhe
nxënësve. Mësuesit paraqesin materiale kurrikulare që përmbajnë sjellje stereotipike gjinore dhe nxënësit përvetësojnë stereotipet gjinore dhe paragjykimet, të cilat nga ana e tyre drejtojnë preferencat dhe sjelljet e tyre. Gjithashtu, mënyra sesi mësuesit sillen apo u
përgjigjen nxënësve mund të lërë tek ta një ndikim psikologjik të fortë, pasi ata janë figura e dytë autoritare që prezantohet në jetën e një fëmije pas prindërve, dhe si të tillë, merren si shembull. Mësuesit janë më të prirur t’i vlerësojnë djemtë për njohuritë e tyre dhe të
kritikojnë vajzat për gabimet e tyre, duke theksuar kështu se zhvillimi akademik i djemve ka më shumë rëndësi se i vajzave.

- Advertisement -rrrrrrr

Shumë mësimdhënës mbështesin stereotipet kulturore gjinore p.sh “Matematika është më e lehtë për djemtë sesa për vajzat” dhe paragjykimet tregojnë preferenca për individët e të
njëjtës gjini. Përveç kësaj, kur nxënësit janë duke luajtur, ata priren të zgjedhin shokë loje të të njëjtit gjini. Ndarja gjinore e nxënësve, nga ana tjetër, ndikon në përvojat e lojës, duke i shtyrë ata të kalojnë më shumë kohë në lojën stereotipike.

Sasia e kohës që nxënësit luanin me bashkëmoshatarët të të njëjtës gjini, sjellja e vetë
nxënësve u bë më stereotipike gjinore. Ata gjithashtu kontribuojnë në diferencimin gjinor
duke u mësuar shokëve të tyre stereotipe p.sh. “Flokët e shkurtra janë për djemtë dhe jo
vajzat”. Për fat të keq, mësuesit marrin relativisht pak trajnim në njohjen dhe luftimin e
stereotipeve dhe paragjykimeve gjinore. Si pasojë, mësuesit shpesh përforcojnë stereotipet
midis nxënësve të tyre.

Në stereotipizimin e roleve gjinore vend të veçantë zënë edhe tekstet shkollore. Jo rrallë
tekstet përcjellin dhe përforcojnë modele tipike të sjelljes tradicionale gjinore. Duke e paraqitur botën ndërmjet librave shkollorë, autorët e teksteve kanë stereotipizuar sjelljet për djemtë dhe vajzat, duke kërkuar prej tyre sjellje tipike për të dy gjinitë.
Paraqitja e gruas/vajzës në role tradicionale-Një nga format e çekuilibrit gjinor në tekste,
është prirja për të paraqitur gratë/ vajzat në role të stereotipizuara, tradicionale, në formate të “ngrira”. Autorët parapëlqejnë të paraqesin nënat brenda shtëpisë, duke u kujdesur për pastërtinë dhe ushqimin, për fëmijët e sëmurë, etj., ndërsa baballarët jashtë, në punë, në vendimmarrje, në drejtim, në ceremoni suksesi etj. Vajzat paraqiten në tekste në rolepërkujdesjeje si brenda, ashtu dhe jashtë shtëpisë, ndërsa djemtë janë në role më aktive, më të angazhuar me sporte dhe aktivitete drejtimi apo udhëheqjeje. Kjo do të thotë se në këtë tekst gruaja vjen vetëm në nivel horizontal, imazhi i saj nuk rritet, atë nuk e shikojmë përtej familjes dhe në detyra të reja. Te nxënësit kemi përcjellë idenë se ky është pozicioni më i natyrshem i gruas dhe i nënës. Imazhet e përsëritura e pajisin nxënësit me ide të qëndrueshme dhe krijojnë tek ata skema të menduari që me kalimin e kohës ngurtësohen.

Gjithashtu, fotografitë e përdorura në librat e nxënësve ndikojnë drejpërdrejt në përceptimin e tyre rreth konceptit të gjinisë, se si ato mund të ulin apo të ngritin potencialin e nxënësve, duke ndikuar kështu në rritjen dhe zhvillimin e tyre intelektual.

Ashtu siç është e rëndësishme krijimi i shprehisë së të lexuarit për nxënësit, ashtu tregohet
kujdes i madh se çfarë tekste u servohen atyre, pasi ato ndikojnë drejtpërdrejt në formim të gabuar rreth idesë se si shoqëria përcepton njeriun në bazë të gjinisë.

Fatmirësisht, në vitet e fundit ka përmirësime të mëdha, por që stereotipet gjinore ende
ekzistojnë.

Strategjitë e mësimdhënësve për të luftuar stereotipet gjinore janë:

– Të planifikojnë me kujdes aktivitetet

– Të zgjedhin me kujdes librat për nxënësit

-Diskutimi me nxënësit rreth stereotipeve gjinore

– Trajnimi i mësimdhënësve

– Marrëdhëniet me komunitetin, veçanërisht familjet.

Lloji i edukimit që marrin nxënësit luan një rol të rëndësishëm në formësimin e perceptimeve, qëndrimeve dhe sjelljeve të tyre në lidhje me gjininë. Neutraliteti gjinor si në praktikat e edukimit ashtu edhe në zhvillimin e nxënësit duhet të inkurajohet me qëllim që të zhduket çdo paragjykim që mund të ndikojë në zhvillimin e tyre. Arsimi duhet të përdoret për të zhdukur paragjykimet gjinore.

Nxënësit duhet të inkurajohen të ndjekin aktivitete ose disiplina sipas zgjedhjes së tyre, jo sepse kanë lidhje me gjininë e tyre, por sepse janë të interesuar për to. Kjo ndihmon për të zhdukur efektin negativ të stereotipeve dhe roleve gjinore. Nxënësit duhet të mbrohen nga ndikimi negativ i stereotipeve gjinore. Edukimi luan një rol të rëndësishëm në zhvillimin e nxënësit.

Prandaj, duhet të jetë pa stereotipe gjinore dhe role gjinore, sepse ato i bëjnë nxënësit të
adoptojnë disa ideale që kufizojnë talentet dhe aftësitë e tyre.

 

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Shkolla “Bajram Abdiu”, në Bicaj të Kukësit e renovuar tërësisht – nxënësit do të mësojnë me kushte dinjitoze

Shkolla "Bajram Abdiu", në Bicaj të Kukësit, është renovuar komplet. Pamjet i ka ndarë...

Agim Baçi: Mësojuni fëmijëve se gjyshërit nuk janë vetëm prindërit e prindërve, por edhe një histori dhe përvojë më vete

A e dini se gjyshërit nuk janë vetëm prindërit e prindërve, por edhe një...

Ben Gavazaj, nxënësi nga Prizreni që la Amerikën dhe u kthye në Kosovë

Ben Gavazaj, është nxënës i klasës së katërt në shkollën "min Duraku në Prizren....

Ekspertët: Çfarë masash duhet të marrin shkollat që nxënësit të ushqehen patjetër me një vakt të marrë nga shtëpia?

Ekspertët e huaj ngrenë alarmin: Është shumë e rëndësishme që fëmijët të marrin vakt...