Shkrimtarja Vlora Konushevci, ka ndarë një lajm të jashtëzakonshëm sot me familjarët, miqtë dhe mbarë opinionin.
Konushevci do të jetë pjesë e programit prestigjioz International Writing Program në Universitetin e IOWA-s.
Ajo do të jetë e vetmja nga Kosova dhe Shqipëria në IWP.
Ky program nga viti 1967-të ka mirëpritur më shumë se 1 mijë e 600 shkrimtarë, nga 160 vende, duke përfshirë edhe laureatë të Çmimit Nobel, Pulitzer, Man Booker dhe shumë çmimeve të tjera letrare.
“Për mua është nder, privilegj dhe përgjegjësi të jem pjesë e kësaj tradite”, deklaroi ajo.