Shkrimtari Martin Çuni ju ka folur xënësve të klasës VII/4 të shkollës “Elena Gjika”, në Prishtinë për rëndësinë e madhe që ka leximi i librave në formimin e personalitetit, elokuencën në të folur dhe të shprehurit bukur me shkrim, shkruan AlbanianEducation.net.
Njoftimi:
Klasa VII4 sot kishte një të ftuar të veçantë, kishte shkrimtarin Martin Çuni
Shkrimtari u foli nxënësve për rëndësinë e madhe që ka leximi i librave në formimin e personalitetit, elokuencën në të folur dhe të shprehurit bukur me shkrim.
Të lexuarit ndikon shumë edhe në komunikimin e përditshëm sepse na mundëson të fitojmë shprehi dhe shkathtësi për t’i shprehur qartê e saktë mendimet tona.
Edhe pse, të gjitha veprat që i lexojmë, sigurisht që nuk do t’i mbajmë mend në detaje, por ato lënë gjurmë dhe na edukojnë
që të jemi më të sjellshëm, të kemi empati për të tjerët dhe na fisnikërojnë.
Pastaj, nxënësit shtruan pyetje nga më të ndryshmet, për të shuar kureshtjen e tyre. Në fund, shkrimtari lexoi një poezi dhe një tregim nga dy veprat “Lulet e jetës” e “”Jetë për jetën” përzgjedhur nga opusi letrar prej 13 veprash të botuara.
Njëra nga nxënëset e klasës është mbesa e autorit, ndaj sot gjyshi i saj, pra shkrimtari Martin Çuni, kishte 29 nipër e mbesa, të cilët i kënaqi me rrëfimet dhe këshillat për jetën. E falënderojmë nga zemra, i urojmë jetë të gjatë dhe sa më shumë frymëzim për vepra të tjera!