E martë, 25 Shkurt, 2025

“Shkoni fitoni, nëse fitoni ju ndihmojmë”, premtimi skandaloz i Nagavcit për nxënësit që morën pjesë në garat e matematikës në New York

- Advertisement1-

Garat e matematikës janë zhvilluar në New York, pjesëmarrës në këto gara ishin edhe nxënës nga Kosova, në mesin e tyre edhe Blin Berisha i cili ka fituar dy medalje atë të artë dhe të argjend.

Por, për t’i dërguar këta fëmijë në New York familajrët kishin kërkuar ndihmë nga ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci.

- Advertisement -

Siç mëson Periskopi atyre ju është bërë një premtim skandaloz lidhur me ndihmat që nuk u ofruan.

“Shkoni fitoni, e pastaj nëse fitoni ju ndihmojmë”– citohet t’u ketë thënë Nagavci prindërve.

Mjetet për udhëtim, përfshirë këtu sigurimin e vizave, atë shëndetësor, biletat e avionit, hotelet, që kapin shumën prej 5000 euro për një nxënës, janë detyruar që t’i sigurojnë familjarët.

Përveç Blinit medalje Kosovës i sollën edhe shokët e tij, por për asnjërin prej tyre institucionet e Kosovës nuk kanë ndarë asnjë cent./Periskopi

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Lajm shumë i mirë për shkollën “Dardania” në Prishtinë: Pajiset me 2200 dollapë për nxënësit

Shkolla "Dardania" në Prishtinë ka njoftuar se kanë pranuar 2 mijë e 200 dollapë...

Lajm i mirë: 5600 dollapë për nxënësit e 9 shkollave fillore në Prishtinë

Punë e mirë po vazhdon të bëhet në shkollat e Prishtinës. Sot drejtoresha e...

Në shkollën “Ndre Mjeda” në Rakosh po vazhdon vlerësimi i performancës së mësimdhënësve

Në shkollën "Ndre Mjeda" në Rakosh të Istogut po vazhdon puna e ekipit për...

Luljeta Murati, zgjedhet mësuesja më e dalluar në shkollën “Ismail Qemali” në Prishtinë

Luljeta Murati, mësimdhënëse e Fizikës e cila punon qe 25 vite duke kontribuar në...