Shkollë me vetëm 7 nxënës në Lipjan, mësimi zhvillohet në paralele të kombinuara

- Advertisement5 -

Në një shkollë në Lipjan, mësim po mbajnë vetëm 7 nxënës. Siç mëson televizioni, banorët nuk duan të shpërngulen nga fshati, kësisoj mësimi vazhdon të zhvillohet i kombinuar.

- paragrafi 1 -

Në shkollën “Ibrahim Banushi” në Kleçkë të Lipjanit mbajnë mësim vetëm shtatë nxënës.

- Advertisement -

Në mesin e nxënësve ka të klasës së tretë, katërt dhe pestë.

Mësuesja Arta Hoxha thotë se pavarësisht që zhvillohet mësim i kombinuar, ajo përpiqet që secilit nxënës t’i kushtojë vëmendjen e nevojshme.

“Nuk është vështirë. Në momentin që e don punën, i përkushtohesh. Çdo fillim mundet me qenë i vështirë por tashmë veç se kom marr përvojë nuk e kam të vështirë…. Nuk e kanë vështirë as këta pasi prej fillimit, prej klasës së parë deri tash që është paralelja e pestë këta veç e din se duhet të punojnë në paralele të kombinuar. Secili e din detyrën e vetë, mësimin e vetë dhe nuk është që munden me ju ngatërru mësimet”, deklaroi ajo.

- Advertisement -

Siç mëson televizioni, arsyeja që kjo shkollë ka vetëm 7 nxënës është për shkak të numri të ulët të banorëve të cilët nuk kanë dëshirë të shpërngulen nga fshati.

Televizioni është munduar të marr një përgjigje edhe nga drejtori i kësaj shkolle, por i njëjti nuk ka qenë i qasshëm.

E rënia e numrit të nxënësve po vërehet edhe në nivel vendi.

Sipas Agjencisë së Satistikave të Kosovës, gjatë katër viteve të fundit, numri i nxënësve është zvogëluar për rreth 29 mijë.

Gjithë kjo situatë, sipas ish- zëvendësministrit të Arsimit, Dukagjin Pupovci, vjen si shkak i mosracionalizimit të rrjetit të shkollave.

“Nuk ka pas një racionalizim të rrjetit të shkollave dhe si rezultat i kësaj ne vazhdojmë të kemi numër të konsiderushëm të shkollave me pak nxënës dhe shkolla me pak nxënës që ndikojnë negativisht në cilësinë e punës me ata nxënës. Dhe ky ka qenë një hap i cili nuk është bërë”, tha ai.

Pos rënies së numrit të nxënësve, sipas ASK-së, në katër vitet e fundit edhe numri i mësimdhënëve është zvogëluar për 413 në të gjitha nivelet e arsimit parauniversitar. /Tëvë1