E shtunë, 18 Janar, 2025

Shkollat shqipe në Zvicër në rrugë të mbarë, po vlojnë me nxënës dhe flamuj kombëtar

- Advertisement1-

Në Niederlenz të Zvicrësu u mabjt turneu i futbollit “Zvicër 2024” e organizuar nga Lidhja e Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë “Naim Frashëri” në Zvicër së bashku me Unionin e Klubeve Shqiptare të Futbollit në Zvicër.

Pjesëmarrës ishim mbi 300 nxënës të shkollave shqipe nga pikat shkollore ku zhvillohet mësimi në gjuhën shqipe Affoltern, Dällikon, Neunehof, Rüti, Uster, Pfäffikon, Volketswil, Spreitenbach, Fehraltorf, Hunzenschwil, Birr, Othmarsingen, Vevey, Zug, Windisch, Lozanë, Trübach, Niedergösgen, Sempach etj.

- Advertisement -

Festë madhështore në Niederlenz të Zvicrës

Një ditë shumë e bukur. Një ditë e veçantë ku prindër, mësues dhe nxënës të shkollave shqipe u mblodhën së bashku nën organizimin e Lidhjes së Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë “Naim Frashëri” në Zvicër dhe Unionit të Klubeve Shqiptare të Futbollit në Zvicër duke zhvilluar turneun e shkollave shqipe në Futboll, “Zvicër 2024”.

Qindra duar shëmbëllejnë në hijen e flamurit kombëtar.

Nxënës të shkollave shqipe duke interpretuar këngën “xhamadani vija – vija” nën drejtimin e mësueses Qefsere Sejdiu.

Një pjesëmarrje e lartë e nxënësve të shkollave shqipe, të cilët kishin ardhur nga të katër anët e Zvicrës për të marrë pjesë. Mbi 300 nxënës të shkollave shqipe iu gëzuan këtij takimi duke dëshmuar edhe njëherë se pikat shkollore në Fehraltorf, në Fahrweid, në Wetzikon, në Neuenhof dhe Spreitenbach të mësueses Qefsere Sejdiu, pikat shkollore në Affoltern, në Regensdorf, në Dällikon, në Neunehof, në Rüti, në Uster në Pfäffikon, në Volketswil, në Spreitenbach, të mësuesit Vaxhid Sejdiu, pikat shkollore në Hunzenschwil, në Birr, në Othmarsingen, të mësueses Nuraj Iljasi, pikat shkollore në Vevey dhe Aigle të mësueses Ardita Abazi – Elezaj, pikat shkollore të kantonit të Zug-ut nën drejtimin e mësueses Lumnije Klinaku – Neziri, pika shkollore në Windisch e mësueses Eshtrefe Nuhiu, pika shkollore në Lozanë e mësueses Anita Duriçi, pika shkollore në Trübach e mësueses Albulena Asani si dhe pika shkollore në Sempach e mësueses Dorjana Çela janë model suksesi. /LeCanton27.ch

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Drejtoresha e shkollës “Elena Gjika” pret në takim themeluesin e PISA-s

Shkolla "Elena Gjika" në Prishtinë ka njoftuar se drejtoresha Zana Zeqiri ka pritur në...

Nxënësit e shkollës “Vaçe Zela” kujdesen çdo ditë për bimët e mbjella në kopshtin e shkollës

Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu, ka publikuar foto të nxënësve të shkollës “Vaçe Zela”,...

Pensionohet mësuesi Sadik Krasniqi nga Drenasi pas 42 viteve në arsim

Sot, në një ditë plot emocione dhe mirënjohje, nxënësit, kolegët dhe banorët e Llapushnikut...

Mbajtja e trajnimeve – SBASHK vjen me njoftim të fundit

SBASHK ka publikuar emrat e dy grupeve të pjesëmarrësve nga Peja për trajnimin "Aplikimi...