E shtunë, 18 Janar, 2025

Shkollat nuk guxojnë të kërkojnë para nga nxënësit

- Advertisement1-

Byroja për Zhvillimin e Arsimit (BZHA), ka siguruar dëftesa për të gjithë nxënësit në Maqedoni.

Në fillim të muajit qershor, Sindikata e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, ngriti shqetësimin në opinion për mungesën e dëftesave për të gjithë nxënësit.

- Advertisement -

Ndërkohë nga ana tjetër, mungesën e dëftesave autoritetet arsimore e arsyetonin me shtyrjen e prokurimit publik për shtypjen e tyre. Për shkak mungesës së tyre gjatë qershorit dëftesa morën vetëm gjysmë-maturantët dhe maturantët të cilëve ju janë dashur për t’u regjistruar në shkollë të mesme apo në universitet.

Nga BZHA, thonë se ata kanë dorëzuar dëftesa deri te shkollat të cilat ju kanë kërkuar dëftesa me urgjencë për shkak se disa nxënësit janë shpërngulur nga vendi dhe ju kanë nevojitur dëftesat.

“Ndërkohë pjesa tjetër i dëftesave deri te shkollat do të dorëzohet më 17 gusht, kur dhe mësuesit dhe profesorët do të jenë në gjendje t’i regjistrojnë notat e nxënëseve”, deklaruan nga BZHA.

Përveç skandalit për mungesën e dëftesave që u publikua nga Sindikata e Arsimit, Kulturës dhe Shkencës, në qershor të këtë viti, njëkohësisht edhe Unioni i Nxënëseve të Shkollave të Mesme, publikoi një skandal tjetër që ndodhë në një numër të madh të shkollave të mesme në vendin tonë.

Sipas tyre, në mënyrë skandaloze dhe joligjore shkollat kërkojnë nga nxënësit të paguajnë dëftesat e mbarimit të vitit shkollor.

“Ne kemi pranuar ankesa nga nxënësit e shkollave të ndryshme se problemi i viteve të kaluara është përsëritur edhe gjatë këtij viti shkollor. Kjo është skandaloze dhe problem i madh. Kërkimi i parave nga nxënësit rrezikon karakterin publik dhe arsimin falas në shkollat publike. Këto fenomene janë në kundërshtim me Ligjin për Arsimin e Mesëm. Problemi kryesor është se marrja e dëftesës nuk është një vendim zgjedhor por e obligueshme”, kishin deklaruar nga UNSHM.

- Advertisement -rrrrrrr

Ndryshe, në njoftimin e Byrosë për Zhvillimin e Arsimit (BZHA), se kanë siguruar dëftesa për shkollat fillore dhe të mesme, nga atje kanë nënvizuar se dëftesat për arsimin e përfunduar si në shkollë fillore ashtu edhe në atë të mesme janë falas për të gjithë nxënësit dhe se asnjë prind apo nxënës nuk duhet të paguajë për dëftesat, pra mësuesit dhe profesorët nuk kanë të drejtë të kërkojnë të holla nga nxënësit për dëftesat. /koha.mk

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Drejtoresha e shkollës “Elena Gjika” pret në takim themeluesin e PISA-s

Shkolla "Elena Gjika" në Prishtinë ka njoftuar se drejtoresha Zana Zeqiri ka pritur në...

Nxënësit e shkollës “Vaçe Zela” kujdesen çdo ditë për bimët e mbjella në kopshtin e shkollës

Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu, ka publikuar foto të nxënësve të shkollës “Vaçe Zela”,...

Pensionohet mësuesi Sadik Krasniqi nga Drenasi pas 42 viteve në arsim

Sot, në një ditë plot emocione dhe mirënjohje, nxënësit, kolegët dhe banorët e Llapushnikut...

Mbajtja e trajnimeve – SBASHK vjen me njoftim të fundit

SBASHK ka publikuar emrat e dy grupeve të pjesëmarrësve nga Peja për trajnimin "Aplikimi...