Shkollat në Prishtinë dhe Fushë Kosovë ende pa tekste shkollore

- Advertisement -

Procesi mësimor i cili zyrtarisht nis më 1 shtator, dhe ndonëse janë paralajmëruar greva në arsim, ende nuk dihet nëse ky proces do të nisë ose jo.

- paragrafi 1 -

Sidoqoftë, shkollat fillore ende nuk kanë nisur të furnizohen me libra, ndonëse nga Ministria e Arsimit ishte premtuar se në korrik librat do të shpërndaheshin nëpër shkolla.

- Advertisement -

Drejtues të shkollave në Prishtinë e Fushë Kosovë thanë sot se ende nuk kanë pranuar librat, derisa Ministria e Arsimit thotë se ka nisur shpërndarja e tyre.

Ende pa përfunduar viti shkollor, ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, pati premtuar se në shtator nuk do të ketë vonesë të furnizimit me libra.

Përmes një postimi në rrjetet sociale më 22 qershor të këtij viti, në detaje e kishte sqaruar procesin e përgatitjeve të teksteve shkollore, ku thuhej se për vitin e ri shkollor 2022/2023 librat do të dorëzohen në departamentet komunale nga 26 deri më 29 korrik.

- Advertisement -

Por, tani që jemi në javët e fundit të gushtit, shkollat fillore ende nuk I kanë pranuar librat për të filluar 1 shtatorin.

“Unë po besoj që kjo është vonë tash sepse ne kem kërku edhe nga drejtoria komunale e arsimit që tekstet që vinë të sjellën në shkolla e jo vetëm në një pik dhe pastaj të krijohen vështirësi qoftë transportit dhe kohës”, tha Shemsie Fetahu – Drejtoreshë e shkollës “Lismiri”.

Ndërsa, përfaqësuesit e shkollave fillore të Prishtinës sot mbajtën takim me drejtorinë komunale të arsimit, ku u bë e ditur se shpërndarja e librave do të fillojë nga e hëna.

“Ne sapo dolëm nga një takim që e patëm me drejtorin komunale dhe na njoftuan se pritet që nga e hëna veç të fillojmë me shpërndarjen e librave në shkollat fillore…..”, tha Liridon Maliqi – Drejtor I shkollës “Model” në Prishtinë.

Përmes një përgjigjeje me shkrim, zyrtarët për informim nga Ministria e Arsimit thanë se shpërndarja e teksteve në shkolla ka nisur, pa e cekur se me cilën komunë është filluar. /RTK/