E hënë, 24 Shkurt, 2025

Shkollat në New York ndalojnë fëmijët që të vishen si personazhet e Squid Game për Halloween

- Advertisement1-

Disa shkolla fillore në New York kanë ndaluar që fëmijët të vishen si personazhet e “Squid Game”, për shkak të mesazheve të dhunshme që ky serial jep.


“Squid Game”, i cili seriali më i ndjekur në Netflix, ka të bëjë me një grup të rriturish në vështirësi financiare në Korenë e Jugut që luajnë versione vdekjeprurëse të lojërave për fëmijë me shpresën për të fituar një çmim të majmë.

- Advertisement -

Sipas raportimeve të mediave të huaja mësohet se drejtorët e shkollave dëshironin të siguroheshin që familjet të ishin të vetëdijshme se do të ishte e papërshtatshme që nxënësit të visheshin në shkollë me një kostum Halloween-i të inspiruar nga ky serial.

Prindërit u informuan për vendimin më anë të një emaili.

Thrilleri televiziv vlerësohet se është për një audiencë të rritur, për përdorimin e gjuhës, dhunës, seksit, lakuriqësisë, vetëvrasjes dhe pirjes së duhanit. Netflix thotë se seriali mund të mos jetë përshtatshëm për moshat 17 vjeç e poshtë.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Teuta Desipojci, zgjedhet mësuesja më e dalluar e shkollës “Shkëndija” në Hajvali

Teuta Desipojci është zgjedhur mësuesja më e dalluar e shkollës "Shkëndija" në Hajvali për...

Shqipe Loshi, një edukatore e përkushtuar dhe një inspirim për brezat e rinj

“Çdo fëmijë është një yll – detyra ime është ta ndihmoj të shkëlqejë!” Ky është...

Mejdin Rrahmani zgjedhet mësimdhënësi më i dalluar në gjimnazin “Gjon Buzuku” në Prizren

Për nder të " 7 Marsit "– Ditës së Mësuesit, Këshilli i Arsimtarëve në...

Në Viti u mbajt testi për një grup të mësimdhënesve

Në Viti u organizua testi për mësimdhënësit të cilët e përfunduan trajnimin në programin:...