E martë, 25 Shkurt, 2025

Shkollat në grevë e nxënësit në shtëpi, Kurti publikon pamje nga takimet në Japoni

- Advertisement1-

Shumica e shkollave në Kosovë vazhdojnë të jenë në grevë e nxënësit në shtëpi, kjo për shkak se nuk ka një ujdi mes Qeverisë e SBASHK-ut për të dalë nga greva që ka nisur para një muaji.

Ndërsa Qeveria nuk po i takon SBASHK-un dhe më nuk po merret me grevën pasi thotë se nuk ka çfarë t’i ofrojë më grevistëve dhe e ka lënë në një farë forme në harresë këtë çështje tejet të ndjeshme, dy njerëzit që do të duhej të gjendnin zgjidhje, kryeministri Albin Kurti e ministri i Financave, Hekuran Murati nuk janë më as në Kosovë, shkruan Albanian Kids Education.

- Advertisement -

Ata kanë udhëtuar për në Japoni për të marrë pjesë në funeralin shtetëror të ish-kryeministrit të Japonisë, Shinzo Abe.

Dhe duke parë se Qeeria nuk po i thërret në takim dhe më nuk po merret me grevistët, Ymer Ymeri nga SBASHK-u ka paralajmëruar se mund të tërhiqen dhe nëse anëtarësia thotë “PO”, atëherë mund të ndërprehet greva dhe të nis mësimi.

Mbetet të shihet sonte nëse SBASHK do të dalë me ndonjë njoftim të ri apo jo pas takimeve ditore që zhvillon me anëtarësinë. /Albanian Kids Education/

SBASHK-u jep sinjale se greva në arsim mund të ndërpritet

 

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Lajm shumë i mirë për shkollën “Dardania” në Prishtinë: Pajiset me 2200 dollapë për nxënësit

Shkolla "Dardania" në Prishtinë ka njoftuar se kanë pranuar 2 mijë e 200 dollapë...

Lajm i mirë: 5600 dollapë për nxënësit e 9 shkollave fillore në Prishtinë

Punë e mirë po vazhdon të bëhet në shkollat e Prishtinës. Sot drejtoresha e...

Në shkollën “Ndre Mjeda” në Rakosh po vazhdon vlerësimi i performancës së mësimdhënësve

Në shkollën "Ndre Mjeda" në Rakosh të Istogut po vazhdon puna e ekipit për...

Luljeta Murati, zgjedhet mësuesja më e dalluar në shkollën “Ismail Qemali” në Prishtinë

Luljeta Murati, mësimdhënëse e Fizikës e cila punon qe 25 vite duke kontribuar në...