Shkollat gati, e mësimdhënësit në grevë…

- Advertisement -

Megjithë njoftimet e Minstrisë së Arsimit për përgatitjet për fillimin e viti të ri shkollor, mësimi këtë javë mund të mos nisë për shkak të grevës së Sindikatave të Kosovës.

- paragrafi 1 -

Këshilli Grevist i ka bërë sërish thirrje Qeverisë për të rinisur dialogun social, ndërkohë që ministri i Financave, Hekuran Murati iu bëri thirrje sindikalistëve që ta ndërpresin grevën.

- Advertisement -

SBASHK-u ka njoftuar se nesër nga ora 10:00 do të mbajë konferencë të jashtëzakonshme.

Kjo konferencë vije pasi që Ministria e Financave ka paralajmëruar se do t’iu ndalet paga punëtorëve që hyjnë në grevë.