Shkollat fillore të Mitrovicës pjesë e testit ndërkombëtar ICILS

- Advertisement -

Gjatë ditës së sotme drejtoresha e Drejtorisë Komunale të Arsimit, Drita Kadriu me bashkëpunëtorët e saj u takua me koordinatorët e shkollave për testin ndërkombëtar ICILS.

- paragrafi 1 -

Këtij testi do t’i nënshtrohen nxënësit e tetë shkollave (7 shkolla të Mitrovicës dhe 1 Zubin Potokut).

- Advertisement -

Ky test mbahet me nxënësit e klasave të teta dhe mat njohuritë në fushën e teknologjisë dhe hulumtimit.

Me këtë rast, drejtoresha Kadriu, ka falënderuar mësimdhënësit e TIK-ut, në Gjimnazin “Frang Bardhi”, që kanë shprehur gatishmërinë e plotë për ofrimin e përkrahjes së komunës në të gjitha llojet e vlerësimit.

“Suksese nxënësve dhe koordinatorëve të shkollave si dhe Njomza Hamza, që me profesionalizëm realizon aktivitetet dhe punën e saj”, është shprehur drejtoresha Kadriu.