E martë, 25 Shkurt, 2025

Shkollat fillore në Prishtinë nuk ka kush i pastron

- Advertisement1-

Rreth 10 shkolla fillore dhe të mesme të kryeqytetit kanë mbetur pa mirëmbajtje, pasi Komuna e Prishtinës nuk ka arritur që ta bëjë një zgjidhje me punëtorët teknik.

Kompanisë së deritashme i ka skaduar kontrata. Punëtorët teknikë, në shenjë pakënaqësie, nuk kanë pranuar të punojnë pa kontrata dhe pa paga, ndërsa higjienën nëpër disa klasa po e mbajnë vetë nxënësit.

- Advertisement -

Për dallim nga nxënësit e ndërrimit të paradites të cilët mundohen ta mbajnë klasën e pastër, më së keqi e pësojnë ata të ciklit të ulët që për shkak të moshës nuk arrin ta mirëmbajnë pastërtinë.

Kjo situatë po ndodh për shkak se 11 punëtorëve teknikë të kësaj shkollë u kanë skaduar kontratat me kompaninë private të pastrimit.

“Kontratat janë shkëput me kompanitë e pastrimit tash po presim zgjidhje prej komunës se çka po bojn, jemi pa punë oshtë shumë vështirë pa punë, pagat janë të ultë edhe pa punë shumë vështirë”, tha për RTK Xhavit Alia Punëtor teknik në shkollën fillore “ Ismail Qemali”.

Si zgjidhje të përkohshme komuna e Prishtinës i ka dërguar punëtorët teknikë të Ndërmarrjes Publike Banesore për ta pastruar shkollën, por kjo është e pamjaftueshme.

Mimoza Krasniqi – Drejtoreshë e shkollës fillore “Ismail Qemaili”

“Komuna e Prishtinës në bashkëpunim me neve shkollën e kemi arrit një marrëveshje që deri sa të arrihet një zgjidhje të vinë punëtorët e ndërmarrjes publike banesore të pastrojnë…”, tha për RTK Mimoza Krasniqi – Drejtoreshë e shkollës fillore “Ismail Qemaili”.

- Advertisement -rrrrrrr

Drejtoresha e Arsimit në komunën e Prishtinës, Besiana Musmurati, përmes një përgjigjeje, me shkrim ka thënë se tashmë është shpallur tenderi i ri për pastrimin e objekteve shkollore dhe është në procedurë të prokurimit.

Deri në përfundim të procedurave administrative pastrimi i klasave do të mbetet në vullnetin e nxënësve.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Lajm shumë i mirë për shkollën “Dardania” në Prishtinë: Pajiset me 2200 dollapë për nxënësit

Shkolla "Dardania" në Prishtinë ka njoftuar se kanë pranuar 2 mijë e 200 dollapë...

Lajm i mirë: 5600 dollapë për nxënësit e 9 shkollave fillore në Prishtinë

Punë e mirë po vazhdon të bëhet në shkollat e Prishtinës. Sot drejtoresha e...

Në shkollën “Ndre Mjeda” në Rakosh po vazhdon vlerësimi i performancës së mësimdhënësve

Në shkollën "Ndre Mjeda" në Rakosh të Istogut po vazhdon puna e ekipit për...

Luljeta Murati, zgjedhet mësuesja më e dalluar në shkollën “Ismail Qemali” në Prishtinë

Luljeta Murati, mësimdhënëse e Fizikës e cila punon qe 25 vite duke kontribuar në...