E shtunë, 1 Mars, 2025

Shkollat “Emin Duraku” dhe “Ismail Qemali” në Prishtinë marrin vendim për nisjen e mësimit të hënën

- Advertisement1-

Që nga ora 9 e mëngjesit e deri në orën 12 të mesditës së të enjtes, disa mësimdhënës në nivel vendi qëndrimin e kanë dhënë nëpërmjet votimit të fshehtë. 

Shkolla “Emin Duraku” në kryeqytet është e shprehur e gatshme t’i hapë dyert për nxënësit qysh të hënën.

- Advertisement -

“Gjatë ditës së sotme 80 për qind janë shprehur për fillimin e procesit mësimor edhe pse kanë propozuar që të pezullohet greva, në një farë mënyre ne mendojmë që më mirë do të kishte qenë ndërprerje, jo pezullim për të vazhduar në muaj e ardhshëm”, ka thwnw Zarife Bajgora-Godanci, mësimdhënëse në SHFMU “Emin Duraku”.

“Sipas rezultateve që janë servuar, të hënën mësimi në shkollën tonë fillon, mbi 80 për qind e mësimdhënësve janë për fillimin procesit mësimor, ndërsa mbetet nesër të shihet se si do të jetë rezultati në nivel vendi. Është një lajm i mirë, sepse personalisht kam qenë kundër mohimit të drejtës së fëmijëve për shkollim”, shtoi Visar Osmani, drejtor në SHFMU “Emin Duraku”.

Pezullimin e grevës e kanë mbështetur edhe mësimdhënësit e shkollës “Ismail Qemali” në Prishtinë. Sipas kryetarit të grevistëve të shkollës, Naim Bytyçi, 67 kanë qenë që mësimi të fillojë të hënën.

Ndërsa, kundër pezullimit të grevës janë shprehur mësimdhënësit në gjimnazin “Sami Frashëri”. /KOHA/

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Agron Gashi zgjedhet mësimdhënësi më i dalluar në shkollën “Zenel Hajdini” në Prishtinë

Arsimtari i teknologjisë, Agron Gashi, është zgjedhur arsimtar më i dalluar për nder të...

Burim Jakupi zgjedhet mësimdhënës i dalluar në shkollën “Faik Konica” në Prishtinë

Burim Jakupi është zgjedhur mësimdhënës i dalluar në shkollën "Faik Konica" në Prishtinë, shkruan...

Lirie Kolshi zgjedhet mësuesja e dalluar në shkollën “Migjeni” në Rufc të ri të Lipjanit

Mësimdhënësja e Fizikës, Lirie Kolshi është zgjedhur mësuesja e dalluar në shkollën "Migjeni" në...

Mësuesit e Korçës në grevë, kundërshtojnë uljen e pagës së grupit

Ulja e pagës së grupit dhe mungesa e një zgjidhje nga Ministria e Arsimit...