Shkollat e Vushtrrisë pajisen me tabela të mençura

- Advertisement -

Në fillim të këtij viti shkollor, Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ka bërë të ditur një investim të rëndësishëm në infrastrukturën arsimore, përmes instalimit të 56 tabelave të mençura në katër shkolla fillore dhe të mesme.

- paragrafi 1 -

Sipas Idrizit, i cili është gjithashtu kandidat për kryetar nga radhët e PDK-së, ky projekt synon të përmirësojë kushtet e të nxënit dhe të krijojë mundësi për një mësimdhënie bashkëkohore dhe interaktive.

- Advertisement -

Tabelat e mençura janë instaluar në këto institucione arsimore:

Gjimnazi “Eqrem Çabej”

Shkolla “Andon Zako Çajupi”

- Advertisement -

SHMU-1

SHF “Mustafë Venhari”

I pranishëm gjatë prezantimit të projektit ishte edhe Drejtori i Arsimit, Albanez Tahiraj, i cili theksoi se ky është një hap i rëndësishëm drejt një mësimdhënieje më efikase, duke iu përafruar standardeve të shkollave evropiane.