E hënë, 24 Shkurt, 2025

Shkollat e Vitisë pajisen me 60 kompjuter dhe 9 laptop

- Advertisement1-

Shtatë shkolla fillore të mesme të ulëta të komunës së Vitisë, janë pajisur sot nga komuna, përkatësisht Drejtoria e Arsimit, me gjashtëdhjetë kompjuter.

Poashtu tetë psikolog të shkollave e një drejtor janë pajisur me nga një laptop.

- Advertisement -

Me këtë rast, kryetari i komunës Sokol Haliti, u shpreh se investimet e institucioneve komunale po vazhdojnë të mbështesin të gjithë sektorët, e në këtë rast shkollat e komunës së Vitisë, me qëllimin më të mirë që mësimdhënësit dhe psikologët ta kenë punën më të lehtë dhe nxënësit të kenë rezultate më të mira dhe shkollim cilësor.

Përndryshe përfituese të këtij investimi komunal janë: Shkolla fillore e mesme e ulët “Hysen Tërpeza”, në Tërpezë; “Dëshmorët e Vitisë”, Viti; “Ahmet Hajdari”, Beguncë; “Kenan Halimi”, Skifteraj; “Bafti Haxhiu”, Viti; “Njazi Rexhepi”, Sllatinë; “Dëshmorët e Lubishtës”, Lubishtë si dhe tetë psikolog të shkollave dhe drejtori i shkollës “Jonuz Zejnullahu”, me nga një laptop.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Teuta Desipojci, zgjedhet mësuesja më e dalluar e shkollës “Shkëndija” në Hajvali

Teuta Desipojci është zgjedhur mësuesja më e dalluar e shkollës "Shkëndija" në Hajvali për...

Shqipe Loshi, një edukatore e përkushtuar dhe një inspirim për brezat e rinj

“Çdo fëmijë është një yll – detyra ime është ta ndihmoj të shkëlqejë!” Ky është...

Mejdin Rrahmani zgjedhet mësimdhënësi më i dalluar në gjimnazin “Gjon Buzuku” në Prizren

Për nder të " 7 Marsit "– Ditës së Mësuesit, Këshilli i Arsimtarëve në...

Në Viti u mbajt testi për një grup të mësimdhënesve

Në Viti u organizua testi për mësimdhënësit të cilët e përfunduan trajnimin në programin:...