Shkollat e Prishtinës me 200 mijë euro borxh

- Advertisement -

Puna e Buxhetit i nxori shumë telashe komunës së Prishtinës e cila s’pati para t’ia paguajë faturat e rrymës disa shkollave që përkohësisht mbetën pa energji elektrike.

- paragrafi 1 -

Kjo punë megjithatë u zgjidh disi, përkohësisht.

- Advertisement -

Nga KEDS-i nuk treguan borxhin total që e ka komuna. Por, televizioni merr vesh se vetëm për shkollat e kryeqytetit, shuma e rrymës së papaguar kalon 200 mijë euro.

Sidoqoftë, në Kryesinë e Kuvendit të Kosovës, të enjten do të diskutohet edhe për miratimin e Buxhetit të Prishtinës si dhe dy komunave të tjera, Gjilanit dhe Zubin Potokut. /Klan Kosova.