Shkollat e Kamenicës pajisen me kamera dhe sistem të evidentimit të vijueshmërisë së nxënësve

- Advertisement -

Drejtoria Komunale e Arsimit në Komunën e Kamenicës ka njoftuar se ka përfunduar projekti për vendosjen e kamerave të sigurisë në shkollat e Komunës së Kamenicës si dhe sistemi për evidentimin e vijueshmërisë së nxënësve dhe mësimdhënësve.

- paragrafi 1 -

Institucionet shkollore që së fundmi janë pajisur me kamera sigurie janë: Qendra e Karrierës në Kamenicë, SHFMU “Xhelal Sopi” në Petrit, e SHFMU “Skënderbeu” në Kopërnicë.

- Advertisement -

Vlera e investimit në këto shkolla për kamerat e sigurisë arrin vlerën e 2,564 eurosh.

Kurse shkollat që janë pajisur me sistem vijueshmërie janë: SHFMU “Asllan Thaqi” në Karaçevë të Poshtme, SHFMU “Metush Krasniqi” në Roganë, SHFMU “Skënderbeu” në Kopërnicë, SHFMU “Xhelal Sopi” në Petrit dhe SHFMU “Hasan Prishtina” në Busavatë.

Vlera e investimit për këto pajisje është 750 euro.

- Advertisement -

kamera

sistem

kamera1

Në të njejtën kohë, pesë nga shkollat e komunës sonë janë pajisur edhe me sistem të internetit, investim ky i bërë nga komuna në vlerë prej 6,830 eurosh.

Këto investime kanë rritur sigurinë e nxënësve, efikasitetin dhe pjesëmarrjen në proces mësimor si për nxënës dhe mësimdhënës, si dhe kanë lehtësuar procesin mësimor si tërësi, thuhet në njoftimin e komunës.