E diel, 10 Nëntor, 2024

Shkollat bëhen gati për të nisur mësimin

- Advertisement1-

Në shkollën fillore “Gjergj Fishta” në Prishtinë të dielën u bënë përgatitjet e fundit para se të fillojë mësimi nesër.

Drejtoresha e kësaj shkolle Supije Zhitija tha se janë të gatshëm për të mirëpritur nxënësit.

- Advertisement -

Zhitija është shprehur e lumtur që mësimi do të fillojë nga dita e nesërme. Ajo po ashtu ka falënderuar prindërit për durimin dhe mbështetjen që kanë pasur gjatë kohës sa kanë qenë shkollat në grevë.

“Jam shumë e lumtur që po flasim për ditën që do të fillojnë shkollat. Kemi qenë në pritje tërë muajin… I kemi njoftuar nxënësit, prindërit, edhe në rrjetet sociale, kështu vazhdon çdo gjë në rrjedhën normale, ashtu siç është planifikuar prej fillimi… Sa i përket infrastrukturës janë bërë investimet që kanë qenë të planifikuara, pritet në vazhdim të bëhen edhe tjerat… Janë ndarë mjetet dhe buxhet edhe për riparimin e 20 klasave të pjesës së vjetër të ndërtesës… Jemi pajisur me banka të reja dhe karrige. Me tekste mësimore jemi pajisur, shumë e rëndësishme prej të gjitha klasave deri të e nënta, ashtu sipas katalogut dhe sipas përcaktimit të mësimdhënësve. Ndërkohë është bërë pajisja, orari mësimor është bërë, mësimdhënësit veçse kanë shprehur gatishmërinë që të fillojnë prej nesër. Pra, edhe teknikisht dhe emocionalisht jemi përgatitur”, tha ajo.

Ndërsa Zhitija ka folur edhe sa i përket pasojave për mos mbajtjen e mësimit për një muaj. Ajo tha se do të bëjnë maksimumin dhe gjithë çfarë është në kompetencën e tyre për të zënë hapin.

“Dëmet në esencë, në pamje të parë gjithmonë në arsim nuk shihen, ato ndjehen më vonë… Për aq sa kemi kompetencat do të provojmë që ato dëme t’i zbusim dhe me qenë sa më të pakta dhe të riparueshme”, ka shtuar Zhitija.

Në fund, Zhitija ka uruar të gjithëve një vit të mbarë shkollor, derisa ka shtuar se duhet të merren pak më shumë me cilësinë.

Ndërkaq, Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI) përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka njoftuar të gjithë nxënësit, mësimdhënësit dhe prindërit se nesër fillon mësimi në të gjitha nivelet e arsimit para universitar.

- Advertisement -rrrrrrr

MAShTI thotë se i kishte bërë përgatitjet e duhura që viti i ri shkollor të fillonte me 1 shtator kur zyrtarisht duhej të fillonte mësimi, por që kjo nuk u realizua për shkak të grevës së organizuar nga SBASHK-u, e cila kishte filluar nga data 25 gusht.

Ministria e Arsimit ka ftuar për bashkëpunim dhe mobilizim të gjithë pa dallim për të plotësuar humbjet e shkaktuara gjatë grevës.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

21 inspektorë për 23 mijë mësues

Performanca e punës së mësimdhënësve në Kosovë është në duart e një numri të...

Raporti i ekspertëve për tekstet shkollore – Si dyshohet që u keqpërdorën 6.3 milionë euro?

Raporti i dalë nga puna e Komisionit Hetimor Parlamentar për procesin e subvencionimit të...

Ky qytet mban rekord për numrin më të lartë të analfabetëve në Shqipëri

Tirana ka numrin më të lartë të analfabetëve në Shqipëri, me rreth 9,627 persona....

ZANATET: 57.8% e nxënësve në shkollat profesionale, gjejnë punë pas diplomimit

Qeveria do t’i japë më shumë fokus nxitjes së të rinjve drejt arsimit profesional...