Shkolla “Zenel Hajdini” në Prishtinë ka shënuar 61-vjetorin e themelimit, shkruan AlbanianEducation.net.
Gjatë këtyre dekadave, ajo ka qenë djep dijesh dhe edukimi për shumë breza nxënësish të suksesshëm, të cilët kanë lënë gjurmë në fusha të ndryshme të jetës.
Postimi i shkollës:
Sot, shkolla jonë feston 61-vjetorin e themelimit – një ndër shkollat më të vjetra dhe me traditë të pasur në Prishtinë. Gjatë këtyre dekadave, ajo ka qenë djep dijesh dhe edukimi për shumë breza nxënësish të suksesshëm, të cilët kanë lënë gjurmë në fusha të ndryshme të jetës.
Ky vit shkollor ka qenë i veçantë dhe sfidues, për shkak të renovimeve që po bëhen në objektin e shkollës. Këto punime kanë ndikuar që nxënësit dhe mësimdhënësit të jenë të ndarë fizikisht, por jo shpirtërisht – sepse dashuria për dijen dhe përkushtimi ndaj mësimit na kanë bashkuar më shumë se kurrë.
Në kuadër të festës së 61-vjetorit të themelimit, nxënësit dhe mësimdhënësit tanë kanë organizuar aktivitete të ndryshme gjatë gjithë javës, për të shënuar këtë datë të veçantë për shkollën tonë. Këto aktivitete do të publikohen në faqen zyrtare të shkollës, si dëshmi e përkushtimit, kreativitetit dhe energjisë pozitive që mbizotëron në ambientin tonë arsimor.
Urime 61-vjetori i shkollës “Zenel Hajdini” – Prishtinë!
Me respekt,
Drejtoria dhe stafi i shkollës