E diel, 23 Shkurt, 2025

Shkolla “Zenel Hajdini” në Prishtinë feston 60-vjetorin e themelimit

- Advertisement1-

Shkolla “Zenel Hajdini” në Prishtinë ka festuar 60-vjetorin e themelimit me një program të pasur, shkruan AlbainanEducation.net.

Njoftimi i shkollës:

- Advertisement -

Në këtë ditë të veçantë, nxënësit dhe mësimdhënësit tanë janë angazhuar me një sërë aktivitetesh nga të gjitha fushat për të shënuar këtë jubile.

Kjo ditë ishte një mundësi e shkëlqyer për të reflektuar mbi arritjet e shkollës sonë gjatë këtyre viteve dhe për të festuar sukseset e shumta që kemi arritur së bashku.

Një falënderim i veçantë shkon për stafin e mësimdhënësve, të cilët me përkushtim dhe pasion kanë ndihmuar në arsimimin e gjeneratave të reja dhe në promovimin e vlerave të edukimit dhe kulturës.

Po ashtu, falënderojmë prindërit dhe komunitetin për mbështetjen e tyre të vazhdueshme. Pa kontributin tuaj, sukseset tona nuk do të ishin të mundura.

Këtë ditë të rëndësishme, kemi pasur nderin të botojmë edhe Monografinë e Shkollës,mbi të arriturat dhe sfidat që e përcollën shkollën tonë gjatë këtyre viteve.

Le të vazhdojmë të punojmë së bashku për një të ardhme edhe më të ndritur për shkollën tonë dhe për të rinjtë tanë.

- Advertisement -rrrrrrr

URIME DITA E SHKOLLËS!

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

“Matematicienët” e vegjël: Vëlla e motër i pret gara në Spanjë

Nina Jakupi nuk e ka fare problem t’i llogarisë numrat e shifrat edhe më...

Dy nxënës nga Gjilani pjesë në garat më të mëdha të matematikës në botë

Dy nxënës gjilanas do të jenë përfaqësues të Republikës së Kosovës në garat ndërkombëtare...

Arsimtari Enver Sejdiu – një figurë e rëndësishme në fushën e edukimit fizik

Arsimtari Enver Sejdiu është një figurë e rëndësishme në fushën e edukimit fizik, i...

Nga Rrezarta Dushi: Sjellja e nxënësve ndaj mësuesve një aspekt shumë i rëndësishëm në procesin mësimor

Sjellja e nxënësve ndaj mësuesve është një aspekt shumë i rëndësishëm në procesin mësimor....