Drejtoria Komunale e Arsimit ka njoftuar se shkolla “Zenel Hajdini” do të fillojë mësimin tërëditor nga e hëna, më 20 tetor 2025, shkruan AlbanianEducation.net.
DKA njofton se ky organizim synon të ofrojë kushte më të mira për procesin mësimor dhe zhvillimin e aktiviteteve edukative për të gjithë nxënësit.
Njoftimi i shkollës:
📢 NJOFTIM
Drejtoria Komunale e Arsimit njofton se SHFMU “Zenel Hajdini” do të fillojë mësimin tërëditor nga e hëna, më 20 tetor 2025.
Ky organizim synon të ofrojë kushte më të mira për procesin mësimor dhe zhvillimin e aktiviteteve edukative për të gjithë nxënësit.
Ftojmë prindërit dhe nxënësit e kësaj shkolle të jenë të informuar dhe të përgatitur për fillimin e këtij procesi të ri.