Shkolla “Zekeria Rexha”, në Gjakovë përfiton dy donacione: 30 çanta dhe ngjyrë për lyrjen e objektit

- Advertisement -

Shkolla “Zekeria Rexha”, në Gjakovë ka njoftuar se ka përfituar dy donacione të rëndësishme që ndihmojnë drejtpërdrejtë përmirësimin e kushteve për nxënësit dhe përmirësimin e ambientit shkollor, shkruan AlbanianEducation.net.

- paragrafi 1 -

Njoftimi i shkollës:

- Advertisement -

Shkolla jonë ka përfituar dy donacione të rëndësishme që ndihmojnë drejtpërdrejtë përmirësimin e kushteve për nxënësit dhe përmirësimin e ambientit shkollor:

– Donacioni i parë përfshinë sigurimin e ngjyrës për lyerjen e hyrjes së objektit të shkollës, kontribuar nga Hoxhë Abdurrahman Bejtullahu, si dhe realizimin e punimeve nga Albert Gashi.

– Donacioni i dytë është sigurimi i 30 çantave shkollore për nxënësit tanë, ofruar nga Noila, Florije dhe Xhelal Boshnjaku.

- Advertisement -

Faleminderit për kontributin tuaj të çmuar!
Me respekt
Pleurat Rudi