Shkolla “Ymer Prizreni” mban takim për vlerësimin e brendshëm të shkollës

- Advertisement5 -

Në ambientet e IAAP “Ymer Prizreni” në Prizren është mbajtur takimi i radhës me Ekipin për Vlerësimin e Brendshëm të Shkollës (VBSH), ku morën pjesë anëtarët e ekipit dhe menaxhmenti i institucionit.

- paragrafi 1 -

Gjatë këtij takimi u diskutuan çështje kyçe që lidhen me procesin e vlerësimit të brendshëm, me theks të veçantë në përmirësimin e cilësisë në arsim.

- Advertisement - M1

Pjesëmarrësit u njoftuan se për këtë vit janë përcaktuar dy fusha kryesore për vlerësim: zhvillimi profesional i mësimdhënësve dhe performanca e nxënësve, shkruan AlbanianEducation.net.

Njoftimi i plotë i shkollës:

Ekipi për Vlerësimin e Brendshëm të Shkollës (VBSH)

- Advertisement - m2

Sot, në ambientet e shkollës, u mbajt takimi me ekipin për Vlerësimin e Brendshëm të Shkollës (VBSH). Në takim morën pjesë anëtarët e ekipit, si dhe menaxhmenti I shkollës, ku u diskutuan çështje të rëndësishme lidhur me procesin e vlerësimit të brendshëm.

Gjatë takimit u informuan që këtë vit janë dy fusha për vlerësim:

1. Zhvillimi Profesional i Mesimdhenseve.

2.Performanca e Nxënësve. Gjithashtu u trajtuan këto pika kryesore:

🔹️Analiza e gjendjes aktuale në fushat e cilësisë;

🔹️Vlerësimi i zhvillimit profesional të mësimdhënësve;

🔹️Analiza e performancës së nxënësve;

🔹️Identifikimi i sfidave dhe nevojave për përmirësim;

🔹️Përcaktimi i hapave konkretë për avancimin e cilësisë në shkollë.

Në përfundim, ekipi u dakordua për vazhdimin e punës sipas planit të veprimit dhe për monitorimin e vazhdueshëm të progresit në fushat përkatëse.