Shkolla “Yll Morina” në Gjakovë vazhdon të investojë në të ardhmen e nxënësve, duke rritur standardin e arsimit.
Dje në këtë shkollë u përuruan kabinetet moderne të matematikës, kimisë, biologjisë dhe Tik-ut, ku prezent ishin edhe kryetari i Gjakovës, Ardian Gjini dhe drejtoresha e Arsiit, Eranda Kumnova Baçi, shkruan AlbanianEducation.net.
Njoftimi i shkollës:
Sot, në një atmosferë festive, në shkollën tonë u përuruan kabinetet moderne të matematikës, kimisë, biologjisë dhe Tik-ut. 🔬💻📐✏️
Këto hapësira të reja do të ofrojnë kushte më të mira për mësim bashkëkohor dhe krijues për nxënësit tanë.
Na nderuan me praninë e tyre Kryetari i Komunës, z. Ardian Gjini, Drejtoresha e Arsimit, znj. Eranda Kumnova Baçi.
🙏 Një falënderim i posaçëm për Komunën e Gjakovës dhe Drejtorinë Komunale të Arsimit për përkrahjen dhe mbështetjen e vazhdueshme.
Falënderim të veçantë për Drejtoreshën e Arsimit, e cila nisi këtë iniciativë dhe e mbështeti gjatë gjithë procesit, për ish drejtorin e shkollës Berat Bejtullahu për përkushtimin dhe lidershipin e tij, që e bëri të mundur këtë projekt, si dhe për çiftin amerikan David dhe
Kristi Skidmore për kontributin e jashtëzakonshëm si donatorë.
📚 Shkolla “Yll Morina” vazhdon të investojë në të ardhmen e nxënësve, duke rritur standardin e arsimit në komunën tonë. 🌟