Shkolla “Yll Morina” në Gjakovë pajiset me sistem të ri altoparlantësh në të gjitha hapësirat

- Advertisement5 -

Shkolla “Yll Morina” në Gjakovë është pajisur me sistem të ri të altoparlantëve, i cili tashmë është vendosur në të gjitha hapësirat e shkollës, përfshirë klasat, kabinetet, korridoret dhe oborrin e jashtëm, shkruan AlbanianEducation.net.

- paragrafi 1 -

Sipas njoftimit të shkollës, ky investim synon përmirësimin e komunikimit dhe shpërndarjen më të shpejtë dhe më efikase të njoftimeve për nxënësit dhe stafin arsimor.

- Advertisement - M1

Vlera totale e investimit ka qenë 4 mijë e 520 euro, ndërsa nga shkolla kanë falënderuar Komunën e Gjakovës dhe Drejtorinë Komunale të Arsimit për mbështetjen në përmirësimin e kushteve infrastrukturore.

Sistemi i ri i altoparlantëve është përdorur sot për herë të parë, ku nxënësja Ergisa Himaj dha një njoftim për suksesin e nxënëses Klea Baçi, e cila zuri vendin e dytë në Konkursin Letrar “Adem Beqa”, në konkurrencë me 22 shkolla pjesëmarrëse, duke fituar edhe shpërblimin prej 50 eurosh.

700762094 1740270843596564 5058695798797090077 n

- Advertisement - m2

Postimi i shkollës:

Me kënaqësi ju njoftojmë se shkolla jonë është pajisur me sistem të altoparlantëve në të gjitha hapësirat e shkollës. 🔊🏫

Altoparlantët janë vendosur në klasa, kabinete, korridore dhe në hapësirën e jashtme të oborrit, me qëllim të përmirësimit të komunikimit dhe dhënies së njoftimeve në mënyrë më të shpejtë dhe më efikase. 📢✅

Vlera totale e këtij investimi është 4,520.00 €.

Falënderojmë Komunën e Gjakovës dhe Drejtorinë Komunale të Arsimit për mbështetjen dhe investimin në përmirësimin e kushteve në shkollën tonë. 🤝

Sistemi i ri i altoparlantëve sot filloi të përdoret për herë të parë, ku nxënësja e shkollës sonë, Ergisa Himaj, dha njoftimin përmes mikrofonit lidhur me suksesin e nxënëses Klea Baçi, e cila në konkurrencën e 22 shkollave pjesëmarrëse zuri vendin e dytë në Konkursin Letrar “Adem Beqa” dhe fitoi shpërblimin prej 50 euro. 🎤📚👏

Urime për shkollën tonë dhe suksese të vazhdueshme për nxënësit tanë!

Shqip | English