Shkolla “Xhemajl Mustafa” në Prishtinë vjen me një njoftim

- Advertisement5 -

Shkolla fillore “Xhemajl Mustafa” në Prishtinë ka njoftusr se është zgjedhur Këshilli Drejtues I shkollës.

- paragrafi 1 -

Kryetar është zgjedhur, Agim Kita.

- Advertisement -

NJOFTIMI:

Më datë 03 nëntor 2022, në shkollën tonë u mbajt mbledhja e Këshillit Drejtues të Shkollës.

Në takimin e sotëm, menaxhmenti i shkollës falënderoi dhe ndau mirënjohje për Këshillin Drejtues të Shkollës, të cilët përfunduan mandatin. Ky këshill dha kontribut të madh në shkollën tonë për tri vite me radhë.

- Advertisement -

Puna dhe përkushtimi i këtij këshilli, menaxhmentit, mësimdhënësve, prindërve dhe stafit të shkollës bënë që shkolla të funksionojë në mënyrën më të mirë të mundshme e sidomos në kohën e pandemisë.

Menaxhmenti i shkollës falënderoi të gjithë anëtarët e këshillit, duke përfshirë këtu dhe kryetarin Mentor Bogaj.

Po ashtu, nga sonte u kompletua dhe mori kompetencat Këshilli Drejtues i Shkollës (KDSh) i ri, i cili u zgjodh sipas legjislacionit në fuqi. Kryetar i KDSH-së, me shumicë votash, u zgjodh Agim Kita.

Z.Kita, pas marrjes së detyrës së kryetarit, falënderoi KDSH-në e mandatit të kaluar për punën dhe përkushtimin e derisotshëm.

Ai u zotua që bashkë me të gjithë akterët e shkollës do të punojnë në përparimin e shkollës për mirëqenien, arsimimin dhe edukimin e nxënësve.

Vazhdojmë së bashku! 🙏🏼❤️